Berat, dy aksidente dhe 2 viktima brenda 24 orëve

Shënohet aksidenti i dytë dhe viktima e dytë brenda 24 orëve në qarkun e Beratit. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Skrapar në fshatin Hoticë ku 37-vjeçari Ilir Demiraj i cili po udhëtonte me një motorr u përlas me një makinë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas burimeve nga policia 37-vjeçari nga fshati Gradisht i Beratit pasi ka devijuar nga rruga është përplasur me një makinë tip Benz dhe nga përplasja e fortë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Burime nga policia theksojnë se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte motorri.
Ndërkohë po ditën e sotme një tjetër aksident ndodhi në këtë qark ku si pasojë gjeti vdekjen 27-vjeçari Ilir Halili. 27-vjeçari ishte duke udhëtuar me një motorr kur u përplas me një ndërtesë dhe për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.