E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Drejtësisë Nishani takohet me homologun kuvajtjan

Ministri Nishani ka takuar ditën e sotme zv/kryeministrin njëkohësisht edhe ministrin e Drejtësisë së Kuvajtit, Rashid Abdulmohsen Al-Hammad. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani . Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani bëri një panoramë të punës që ai ka bërë në drejtimin e ministrisë së Drejtësisë dhe mes shumë ligjeve të rëndësishme Nishani veçoi ligjin "Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale" i cili ështq miratuar pak muaj më parë nga Parlamenti Shqiptar. " Me anë të këtij ligji rregullohet dhe nxitet më tej bashkëpunimi juridiskional me vendet e ndryshme të botës , lehtësohet bashkpëunimi mes gjykatave të Shqiëprisë dhe të gjitha vendeve të tjera , lëhtësohet shkëmbimi i dokumenteve gjyqësore si dhe realizohet më shpejtë përcjellja e letërporosive" u shpreh ministri Nishani. Ndërsa zv/kryeministri Kuvajtian paraqiti gatishëmrinë e tij për të thelluar më tej bashkëpunimin në këtë fushëm mes ekspertëve në nivelit teknik. Zv/kryeministri, njëkohësisht edhe Ministër i Drejtësisë së shtetit të Kuvajtit , Al-Hammad pasi shprehu admirimin e tij për bukuritë e Shqipërisë i deklaroi ministrit gatishmërinë e tij për rritjen e bashkëpunimit në fushën e gjyqësorit nëpërmjet trajnimeve të përbashkta si dhe shprehu dëshirën për të nxitur me tej investimet kuvajtiane në një vend me legjislacion të konsoliduar dhe rend të sigurt si Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›