Cannon-Halimit: Mbështesim heqjen e imunitetit për gjyqtarët

Në ditën e drejtësisë, ministria e drejtësisë ka përuruar portalin për ankimimin online të qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor.
Projekti, që synon rritjen e kontrollit të publikut mbi gjyqësorin u realizua me mbështetjen e ambasadës britanike në vendin tonë, dhe ishte një rast që ambasadori Nicholas Cannon të mbështeste heqjen e imunitetit të zyratërve të lartw, që sipas tij do të ndihmonte procesin integrues të Shqipërisë
"Ky bashkëpunim është bërë edhe në kuadër të reformës në drejtësi. Ky projek i rëndësishëm ndihmon për procesinin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një demokraci është jetike që gjykatësit të jenë të pavaur por kjo nuk do të thotë që ata të jenë mbi ligjin.
Ne mbështesim qeverinë për të reduktuar imunitetin e gjyqëtarëve që do ti shërbej punës së tyre. Ne shpresojmë që do të arrihet me një konsesus politik në mënyrë që të procedohet. Dhe ky projekt është një kontrubut ndaj këtij projekti” shtoi ambasadori.
Nga ana e tij ministri i drejtësisë Eduart Halimi theksoi se aplikimi online dhe administrimi dixhital i ankimimit do të krijojë një urë komunikimi mes qytetarëve dhe drejtësisë.
“Ky është një portal mjaft i rëndësishëm për marrëdhëniet mes publikut me drejtësisë. Ky sistem krijon një hapësirë të re të bashkëpunimit dhe një urë të re komunikimi dhe partneriteti mes qytetarëve dhe drejtësisë. Nëpërmjet këtij portal ne forcojmë pozitat e qytetarit ndaj drejtësisë pasi ai është projetkuar si një prozhektor që publiku i drejton drejtësisë për të parë funksionin e saj” shtoi Halimi.
Ndërkohë në ditën e drejtësisë, ministria e drejtësisë ka inaguruar edhe logon e saj të re e cila është krijuar në kuadër të 100-vjetorit të paavrësisë së Shqipërisë.