E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komorovski dhe Medvedev bashkë në përvjetorin e tragjedisë

Presidentët e Polonisë Bronislav Komorovski dhe ai i Rusisë Dimitri Medvedev  do të kujtojnë rrëzimin e aeroplanit presidencial polak në Smolensk të Rusisë me një vizitë në vendngjarje.

Nga aksidenti humbi jetën presidenti i Polonisë Lech Kazinski dhe 95 të tjerë, të gjithë zyrtarë të lartë polakë.

Ata udhëtonin drejt Katinit për të përkujtuar vrasjen e 22 mijë intelektualëve dhe oficerëve polakë nga shërbimi sekret sovjetik në vitin 1940.

Ndërkohë ndërmjet Rusisë dhe Polonisë ka pasur mosmarrëveshje, në lidhje me  një vjetorin e rrëzimit të aeroplanit në Rusi.

Varshava është e zemëruar se Moska ka larguar një pllakë përkujtimore në vendin e përplasjes, në Smolensk të Rusisë, në të cilën në gjuhën polake, theksohej se në aeroplanin, që u rrëzua më 10 prill të vitit 2010, delegacioni i Polonisë udhëtonte për në Rusi, për të vizituar vendin Katyn, ku policia sekrete ruse, në vitin 1940, i kishte vrarë 22 mijë oficerë ushtarakë dhe intelektualë polakë.

Pllaka e re është e shkruar në gjuhën ruse dhe polake, por nuk e përmend masakrën e Katynit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›