NATO merr në konsideratë propozimin e BA-së për Libinë

NATO-ja ka marrë në konsideratë propozimin e Bashkimit Afrikan për një armëpushim në Libi, që parashikon dhënien fund të bombardimeve të koalicionit ndërkombëtar.
Aleanca është shprehur se është pro çdo tentative për t`i dhënë fund dhunës ndaj civilëve.
“Marrim në konsideratë lajmet që lidhen me propozimin e Bashkimit Afrikan për një armëpushim”, ka theksuar zëdhënësi Oana Lungescu, në një komunikatë për mediat.