E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompani austriake për riciklimin e mbetjeve të ngurta

Riciklimi i mbetjeve të ngurta urbane do të kryhet nga kompania austriake “Brantner gmbh”/Austri. Lajmi është i bërë i ditur nga Konfindustria, e cila thekson se projekti strategjik do të bëjë një përmirësim rrënjësor të sistemit të riciklimit të mbetjeve në Shqipëri, me qëllim tejkalimin e gjendjes të vështirë së tashme të sektorit në fjalë me ndikim të drejtpërdrejtë negativ në standardet e ulëta mjedisore në vend. Prania e kompanisë në fjalë është bërë e mundur me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë Austriake nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit të Austrisë (ADA). Sipas Konfindustrisë, qëllimi i ardhjes së kompanisë “Brantner gmbh”/Austri në vendin tonë dhe marrëveshjes përkatëse me Konfindustrinë si mbështetësi kryesor i projektit strategjik, është: të krijoj sistemin e plotë të menaxhimit modern të mbetjeve të ngurta të industrive dhe qytetarëve shqiptar, të krijohen kushtet për zbatimin e ligjit përkatës të fushës dhe të standardeve të BE-së, si dhe të mundësojë përcjelljen e njohurive të krijimit të sistemit modern të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në pushtetin vendor, shkolla, qytetarët si dhe në industritë shqiptare. Kompania “Brantner gmbh”, shtrin aktivitetin e saj në 8 shtete dhe ka afër 3000 punonjës, duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve të pastrimit, depozitimit dhe përpunimit të mbetjeve të ngurta me të ardhura vjetore, që e tejkalojnë shifrën prej 200 milion eurosh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›