E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania “Anika Enterprises” merr kontrollin e Bankës Kredit të Shqipërisë



Shoqëria “Anika Enterprises S.A.”, merr kontrollin e “Bankës Kredit të Shqipërisë”. Komisioni i Konkurrencës bëri të ditur dje se, në mbledhjen e fundit të saj miratoi autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitblerjes 100 për qind të aksioneve të “Bankës së Kreditit të Shqipërisë” tek shoqëria “Anika Enterprises S.A.”. Transaksioni i shitblerjes së aksioneve të bankës në fjalë nga shoqëria “Anika” është ndryshim kontrolli dhe nuk ndryshon strukturën e tregut bankar. Sipas Komisionit të Konkurrencës: “palët në përqendrim kanë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në disa shoqëri që ushtrojnë veprimtari në tregje të ndryshme nga tregu bankar dhe nuk kanë klientë të përbashkët. Nga analiza e konkurrencës nuk ka tregje të prekura nga përqendrimi i njoftuar. Gjithashtu, ‘Banka e Kreditit të Shqipërisë’ ka një pjesë të vogël të tregut bankar shqiptar. Për sa më lart, transaksioni i njoftuar konsiston në përftimin e kontrollit të plotë të ‘Bankës së Kreditit të Shqipërisë’ nga shoqëria ‘Anika Enterprises’ dhe nuk krijon ose forcon pozitën dominuese të shoqërisë pas përqendrimit”.

8 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›