E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania “Kristal”, ndihma për 400 familje në Rrapë të Pukës

Universiteti “Kristal” solidarizohet me banorët e zonave të bllokuara nga dëbora duke ofruar ndihma. Rreth 400 pako me ushqime janë nisur drejt Komunës së bllokuar të Rrapës në rrethin e Pukës.

Nismës së Presidentit të kompanisë, Ahmet Muçaj iu bashkuan edhe pjesëtarë të stafit akademik dhe studentëve. Ndihma për 400 familje ju dorëzua nënkryetares së komunës Rrapë, Lule Mema nga Drejtoresha ekzekutive e Kristalit, Emira Spahaj e cila tha se gjithmonë kjo kompani do të jetë në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Shuma në dispozicion për këto ndihma sipas shefes së financës është rreth 500 mijë lekë të reja.  Rrethi i Pukës është një nga zonat më të prekura që po përballet me pasojat e motit të keq.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›