E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, banorët e fshatit Gabricë në protest, kërkojnë hapjen e rrugëve

Banorët e fshatit Gabricë në Kukës kanë zhvilluar një protestë paqësore, pasi sipas tyre në kushtet e një moti tepër të vështirë komuna ka mbajtur një qëndrim indiferent ndaj tyre. Ata kanë kërkuar hapjen sa më parë të rrugës në mënyrë që të kenë mundësi të furnizohen me ushqime e medikamente mjekësore.
 

Në këtë protestë banorët i ka mbështetur edhe deputeti i zonës Asllan Dogjani i cili ka deklaruar se rruga duhet të hapet sa më parë, me qëllim çlirimin edhe të rrugëve të tjera të zonës.
 

Ashtu si banorët e Bicajve, ka edhe shumë të tjera në qarkun e Kukësit, të cilët prej prej më shumë se një muaji janë të izoluar nga dëbora dhe nuk komunikojnë me qendrat e komunave apo qytetet e Kukësit, Krumës, Bajram Currit. Deri më tani janë hapur vetëm rrugët që të çojnë në qendrat e komunave, ndërsa ato që lidhin fshatrat me njëri -tjetrin janë ende të bllokuara.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›