E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania e preferuar e Lulzim Bashës ble mediat e Kosovës

belleKompania Belle Air, e cila ditëve të fundit bëri që qindra emigrantë të Kosovës të kthehen mbrapsht nga Aeroporti i Prishtinës për në shtëpitë e tyre, pasi nuk u ka siguruar udhëtim për në shtetet perëndimore, ashtu siç ishte e detyruar me biletat që kishte shitur, ka filluar një fushatë mediatike. Ajo reklamon rritjën e kapaciteteve të saj dhe në të njejtën kohë, mohon operimin e saj në Kosovë. Askund në fushatën e saj reklamuese nuk përmendet që rritja e kapaciteteve po bëhet për shkak të mos-përmbushjes së detyrimeve ndaj pasagjerëve.

Reporteri.net, një portal në Kosovë, raporton se Belle Air ofroi botimin me pagesë të një njoftimi të saj dhe ajo u publikua nga mediat kryesore të Kosovës, me përjashtim të gazetës Zëri.

Të gjitha mediat e kanë botuar njoftimin sikur të ishte lajm dhe pa njoftuar se bëhet fjalë për reklamë.

Belle Air njihet për lidhjet me Lulzim Bashën, tashmë kryetar i Partisë Demokratike./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›