E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani: Nishani po ha përsheshin me kos që i servir Doktori

manjaniNënkryetari i LSI-së Ylli Manjani, deklaron se kryeministri në ikje, po tregon karakterin e tij bajraktarist me nismat për të grabitur pronën publike në favor të interesave të ministrave.

Me sa fuqi pati Doktori grabiti ose fali pronat publike  ku mundi nëpër miq e dashamirës  të tij. Tani në fund i ra ndërmend për SHQUP-in dhe ky është lajm i mirë, sepse kjo pronë  nund të shpëtohet nga grabitja por po të ishte kujtuar më parë, do ta kishim harruar tashmë, shprehet Manjani.

Sipas Manjanit qeveria e re duhet të bëjë urgjentisht një ligj për statusin e pronës  publike, si dhe të vërë rregulla fikse për destinacionin e saj.

Për sa i përket presidentit, Manjani pohon për gazetën Shqip se Nishani po ha  përsheshin me kos që i servir Doktori.

Natyrisht që ligji i ri për Presidencën do të duhet të disiplinojë edhe rolin e presidentit, pavarësisht nëse ai /ajo zgjedh të drejtojë shtetin apo  të hajë përsheshin me kos të politikës, nënvizon Manjani./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›