E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania greke AKTOR, investime në infrastrukturë

Tiranë, 9 Qershor, NOA Kompania greke e ndërtimit AKTOR, që ka marrë pjesë në ndërtimin e projekteve të mëdha në shtetin helen, si në ndërtimin e urave të mëdha, qendra të Lojërave Olimipike, aeroportin e Greqisë si dhe në ndërtimin e një pjese të rrugës Egnatia, do të investojë në projektet e mëdha të infrastrukturës shqiptar.

Këtë vendim të kompanisë greke AKTOR, e deklaroi sot në takimin me kryeministrin Sali Berisha, kryetari i bordit drejtues të kompanisë greke, Dimitris Koutras.

Koutras i prezantoi kreut të qeverisë, projektet e mëdha, në të cilat ka punuar kompania Aktor, duke theksuar se qëllimi i drejtuesve të kësaj kompanie ndërtimi është pjesëmarrja në gara publike dhe prezantimi i projekteve private të investimeve në Shqipëri.

Jam shumë i impresionuar me ndryshimet e shpejta të ndodhura në Shqipëri në të gjitha fushat, por interesi ynë është të qëndrojmë në fushën e infrastrukturës, pasi ritmet e mëdha të rritjes në këtë fushë tërhoqën vëmendjen e kompanisë AKTOR dhe na bënë të marrim vendimin për të investuar në Shqipëri, nënvizoi dimitris Koutras.

Duke e falënderuar bordin e kompanisë AKTOR për vendimin për të investuar në infrastrukturën shqiptare, kryeministri Berisha, i prezantoi, zotit Koutras arritjet në lëmin e infrastrukturës dhe planet e investimeve në të ardhmen.

Kryeministri e cilësoi të rëndësishme për biznesin dhe ekonominë shqiptare bashkëpunimin me një kompani të standardeve të larta si kompania AKTOR, ndaj i tërhoqi vëmendjen kryetarit të bordit, Koutras, për projektet e mundshme të bashkëpunimit si rrugën Tiranë-Elbasan, segmente të rrugës së Arbrit, Boshti i Jugut, zgjerimin e autostradës Milot-Shkodër dhe unazën e madhe të Tiranës, për të cilat kompania greke shprehu interesin e saj.

Duke vlerësuar mbështetjen ndaj biznesit si një kusht të rëndësishëm në zhvillimin e shpejtë të vendit dhe përballimin e krizës ekonomike botërore, kryeministri Berisha, garantoi drejtuesit e kompanisë AKTOR për transparencën e proceseve të tenderimit për veprat e infrastrukturës publike si dhe lehtësi operimi në fushën e investimeve private, në përputhje me legjislacionin e Shqipërisë.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›