Kan:Japonia duhet të ndryshojë ose të përballet me kolaps
Japonia "rrezikon kolapsin" nga mali i madh borxheve, deklaroi kryeministri i ri japonez Naoto Kan.
Në fjalimin e tij të parë, qëkur u zgjodh kryeministër, Naoto Kan theksoi se Japonia e ka të domosdoshme një ristrukturim financiar në mënyrë që t'i shmanget një krize alla-Greqi. "Borxhi i jashtëm i vendit tonë është i madh... financat tona publike janë bërë më të dobëtat ndër vendet e zhvilluara."
"është e vështirë të vazhdojmë me politikat sociale duke u mbështetur në obligacionet e lëshuara nga qeveria", shtoi Kan. "Ashtu si konfuzioni në zonën euro i shkaktuar nga Greqia, ka një rrezik kolapsi për vendin tonë nëse ne lejojmë rritjen e borxhit publik dhe pastaj humbjen e besimit në tregjet e bonove", theksoi Kryeministri japonez.