Berisha Raporti i ODIHR-it u bazua ne nje keqkuptim
Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e pare te grupit parlamentar te Partise Demokratike foli edhe per raportin e ndermjetem te OSBE/ODIHR-it duke hedhur poshte qendrimet se ai kundershtonte procedurat e ndjekura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per numerimin e fleteve te votimit. Perpara mediave dhe deputeteve te grupit te tij parlamentar Berisha deklaroi se qendrimi i shprehur per paqartesine e ketij vendimi nga perfaqesuesit e ODIHR-it ka ardhur per shkak se mungeses se publikimit te ketij vendimi nga KQZ-ja ne uebsitin zyrtar te saj. Berisha theksoi se kete qendrim e mbante pas bisedes me kreun e ketij misioni Jonathan Stonestreet dhe po keshtu pas nje interviste qe drejtuesi amerikan i misionit te ODIHR-it kishte dhene per televizionin Top Channel. Ka nje fraze ne raport ku thuhet se baza ligjore per hapjen e ketyre kutive per OSBE/ODIHR nuk ishte e qarte ndonese mua me tha se ne nuk kemi thene qe nuk ka. Te nesermen kryetari i misionit ne nje interviste theksoi se eshte marre nje vendim ne princip por ne nuk kemi pare nje vendim final te afishuar ne uebin e Komisionit Qendror argumentoi Berisha ne lidhje me nje pjese te raportit te misionit te ODIHR-it. Ne kete kuader ai theksoi se marredheniet e qeverise me OSBE/ODIHR-in ishin teper te mira dhe korrekte. Duke folur per zgjedhjet lokale te 8 majit Berisha i konsideroi ato si historike sa i perket fitores se thelle te demokrateve. Sipas Kryeministrit koalicioni qe ai drejtonte mori nje mbeshtetje rekord per sa i perket besimit te qytetareve duke rezultuar me 17 per qind me shume vota se koalicioni opozitar ose 140 mije vota me shume ne mbare vendin. Ne kete kuader ai e krahasoi fitoren e 2011-s me ate te demokrateve ne vitin 1992. Ky eshte nje plebishit madheshtor i qytetareve shqiptare per suksesin e reformave te qeverisjes. Shqiptaret vleresuan koalicionin qeverises dhe i dhane atij mbeshtetje te jashtezakonshme. Ne nje menyre ose ne nje tjeter nuk ka pasur asnje fitore tjeter qe te kete qene simoter e vitit 92 sic eshte kjo fitore theksoi Berisha. Nga ana tjeter ai theksoi se tashme pas 11 viteve Tirana ka marre ngjyren blu duke shtuar se edhe kandidati i mazhorances Lulzim Basha ishte fitues i ketyre zgjedhjeve. Duke iu referuar rinumerimit te votave te bera ne KQZ Berisha deklaroi se tashme Basha kryesonte garen me 78 vota perpara. Sot koalicioni qeverises qeveris 7 nga 11 minibashkite e vendit sot zoti Lulzim Basha i cili zhvilloi fushaten me te bukur me te fuqishme ne nje simfoni te vertete ne qytetin e Tiranes eshte i fituar me rezultatin e deritanishem me 78 vota para deklaroi Berisha. Sipas tij procedurat qe po ndiqte KQZ per numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara ishte krejtesisht ligjore dhe se opozita mund te ankohej per te ne Kolegjin Zgjedhor por edhe ne Prokurori.