Kompania turistike braktis 180 shqiptarë në Egjipt, pritet sot kthimi në atdhe
TIRANE - 180 turistët shqiptarë që janë braktisur në Egjipt nga kompania Pasha Holiday pritet te kthehen sot në atdhe.
Drejtues të kompanisë Belle Air bëjnë të ditur se pavarësisht përpjekjeve, nuk është mundësuar as dje dërgimi i një avioni për të marrë turistët shqiptare në Sharm el Sheik.
Turistët, mes të cilëve, dhe shumë të mitur po presin në aeroport dhe janë munduar të sistemohen në Egjipt me shpenzimet e tyre. Janë vetë ata që po organizohen mes tyre dhe po bashkëpunohet me agjencitë turistike për t'u rikthyer në Shqipëri.
Por skandali i kompanisë Pasha Holiday thellohet edhe me tej. Përvec turistëve që kanë mbetur në Egjipt, një grup tjetër kishin prenotuar për t’u nisur ditën e nesërme drejt të njëjtit destinacion. Ata kërkojnë kthimin e parave. Zonja Adela Halili një prej personave që ka prenotuar në këtë kompani tha për TVNews24 tha se priste që të hënën, pra në 13 Gusht të nisje në Egjipt. Sipas saj, janë shuam persona që si ajo që kanë prenotuar.
“Përvec personave që kanë mbetur në Egjipt, kontingjenti që përfundon pushimet në datën 13 Gusht (sot), është dhe kontingjenti tjetër që niset nga data 13 deri në datën 23, që jemi ne. Është një kontingjent i madh që ndodheshin dje para agjencisë dhe që nuk dinin cfarë të bënin sepse kishin paguar për udhëtimin. Ne jemi të shqetësuar se përvec faktit që ka ndodhur si skandal. Jemi një grup prej 5 vetash dhe janë dhënë 3 mijë euro. Kjo paketë përfshin udhëtimin, ushqimin dhe mëngjesin e dhe darkën”.
Ishte dita e premte kur nga Egjipti erdhen ankesat per mashtrim nga kompania turistike. Ishin vete turistët e bllokuar të cilët sinjalizuan policinë për mashtrimin që u ishte bërë nga agjencia në fjalë, e cila i kishte lënë në mëshirë të fatit në Egjipt edhe pse kishin paguar të plotë paketën turistike. Turistët pretendojnë se problemet u nisën që me 2 gusht kur zbarkuan në Sharm El Sheik, derisa kuptuan se ishin mashtruar nga kompania në fjalë. Pritet që turistët të kthehen në vendlindje ditën e hënë.
Pronarja e agjencisë: Shpallëm falimentin
Braktisja" e 180 turistëve shqiptarë në Sharm El Sheik në Egjipt ka dërguar para hetuesve pronaren e agjencisë turistike "Pasha Holiday", Arselina Kërthoci. Ishin turistët e bllokuar të cilët sinjalizuan policinë për mashtrimin që u ishte bërë nga agjencia në fjalë, e cila i kishte lënë në mëshirë të fatit në Egjipt edhe pse kishin paguar të plotë paketën turistike.
Pas marrjes së këtij denoncimi, Drejtoria Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Shtetit nisi hetimin për rastin në fjalë, për të verifikuar nëse turistët ishin mashtruar nga pronarja e kompanisë në fjalë, e cila kryesisht operon si nënkontraktore dhe 180 turistët i kishte "harruar" në Sharm El Sheik, duke mos u siguruar rikthimin për në Shqipëri.
Pronarja e agjencisë Arselina Kërthoci, e cila është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Tiranës, u ka thënë hetuesve se ka shpallur falimentin, ndaj për këtë shkak nuk siguronte dot kthimin e turistëve në Shqipëri. Zyrtarë të policisë thanë se Kërthoci në asnjë moment nuk ka pranuar të ketë kryer mashtrim ndaj turistëve.
Pronarja e "Pasha Holiday" është pyetur deri në orët e vona të mbrëmjes se te shtunes, ndërsa përgjatë ditës së sotme u vendos për fatin e saj, duke caktuar të hetohet në gjendje të lirë.
Turistët pretendojnë se problemet u nisën që me 2 gusht kur zbarkuan në Sharm El Sheik, derisa kuptuan se ishin mashtruar nga kompania në fjalë. Pritet që turistët të kthehen në vendlindje ditën e hënë.
(d.b/er.nu/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Turistët për BalkanWeb: Kthimi në atdhe të bëhet pa para Bllokohen në Egjipt 180 turistë shqiptarë Skandali, pushuesit ‘harrohen’ në Egjipt, vijonin prenotimet në Pasha Holiday Egjipt, 180 turistët shqiptarë nuk kthehen as sot në atdhe VIDEO: Thellohet skandali. Të tjerë turistë kishin prenotuar pranë Pasha Holiday