E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen 2 makina në aksin Levan-Vlorë, plagosen 6 persona

VLORE-Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave është shënuar sot herët në mëngjes në aksin Levan-Vlorë.

Policia bëri të ditur se rreth orës 05:30 minuta pranë Levanit dy automjete me targa Vl 2368 C dhe AA 014 CV janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë 6 persona morën plagë të ndryshme në trup. Pesë prej tyre u dërguan në spitalin e Fierit, kurse një në të Vlorës. Mësohet se të 6 pasagjerët janë në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin automjetet.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Përgjaket fundjava, 4 të vdekur nga aksidentet në 24 orë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›