Kompanitë në vështirësi, investim 200 milionë euro
13/01/2010 IFC-ja dhe BERZH-i
Një fond prej 200 milionë eurosh do të vihet në dispozicion të investimeve në aktive problematike në Evropën Qendrore dhe Lindore. Fillimisht Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, IFC-ja dhe “CRG Capital” do të angazhojnë 36 milionë euro. Fondi i Situatave të Veçanta në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE) do të investojë në kompani që janë në vështirësi, me synim për të mbështetur rimëkëmbjen e rajonit. Fondi do të përqendrohet në përftimin, kthimin dhe zgjidhjen e aktiveve problematike të këtij rajoni. Investimet do të vlerësohen një nga një në të gjithë rajonin e CEE-së. Kompanitë që kanë portofole aksionesh mund të jenë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Hungaria, Lituania, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina. Fondi bën pjesë në Programin e Borxhit dhe të Rimëkëmbjes së Aktiveve, të nisur nga IFC-ja, në mbledhjet vjetore të Grupit të Bankës Botërore në tetor 2009. EBRD-ja do të mbështesë zhvillimin e investimeve private në aksione në kompani që janë prekur nga kriza ekonomike. Fondi do të mbështesë grupin e ngritur për menaxhim, i cili do të sjellë aftësi të reja për mbështetjen e kompanive të suksesshme, por që aktualisht janë në vështirësi.