Kompensimet, 8 llojet e përfitimit për pensionistët
21/02/2011 Masa e përfitimit, si dhe procedura që duhet ndjekur për të përvetësuar këto kompensime
Përveç pensioneve, përfituesit e skemës së sigurimeve shoqërore trajtohen edhe me shtesa të tjera, të klasifikuara si kompensime për ndryshueshmërinë e çmimeve për produkte të ndryshme, si dhe kompensime të tjera që jepen në rastet kur pensionistët marrin persona të tjerë në ngarkim. Sipas ndarjes së bërë nga ekspertët e Institutit të Sigurimeve, konkretisht bëhet fjalë për tetë lloje kompensimesh që ndahen bashkërisht me pensionet. Masa e përfitimit ndryshon në varësi të kategorive që trajtohen me pensione, sikundër janë të ndryshme edhe procedurat që duhen kryer për tua bashkëngjitur këto shtesa pensioneve. Në këto kategori bëjnë pjesë kompensimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse, rritjen e çmimit të bukës, rritjen e të ardhurave mujore të detajuara sipas përfituesve që jetojnë në fshat dhe ata në qytet, si dhe shtesat që jepen si mbështetje për kategoritë në nevojë. Po ashtu një tjetër kategori përfituesish të këtyre shtesave janë edhe pensionistët që marrin në ngarkim persona të tjerë. Për secilën kategori është përcaktuar edhe masa e përfitimit, e cila gjendet e detajuar në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Ndarja e këtyre kompensimeve mbështetet nga vendime të posaçme të Qeverisë, të mbështetura edhe nga udhëzimet e Ministrisë së Financave. Një ndër këto lloje është edhe kompensimi i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse në masën 350 dhe 700 lekë, që e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare të qytetit, dhe në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, kur përfituesit banojnë në fshat. Pensionistët e fshatit, kur banojnë në qytet, përfitojnë 350 lekë. Kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, e përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit.
Kompensimi i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit
të energjisë dhe lëndëve djegëse
Dokumentacioni që nevojitet për përfitimin e 350 lekëve si dhe 200 lekëve:
- Deklaratë personale, që plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore në vendbanimin e tij.
- Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike.
Dokumentacioni që kërkohet për përfitimin e shtesës prej 700 lekëve:
- Dokumentet e përcaktuara më lart si dhe certifikatë familjare, kur ka fëmijë në ngarkim, me kusht që ata të jenë deri në moshën 18 vjeç, dhe kur vazhdojnë shkollën deri në 25 vjeç, duke paraqitur vërtetimin e shkollës. Kur ka persona në ngarkim mbi këtë moshë, duhet të paraqitet dhe vërtetim nga zyrat e punësimit, nga zyra tatimore e bashkisë dhe komunave dhe nga zyra e tatim-taksave.
Kompensimi nga ndryshimi i çmimit të bukës,
vajgurit dhe gazit të lëngshëm :
- Kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, e përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit.
Kompensimi i të ardhurave mujore të
pensionistëve në masën deri në 500 lekë
- Këtë kompensim e përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm, të reduktuar dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit.
Masa e përfitimit:
- 500 lekë në muaj për të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë dhe familjare.
- 500 lekë në muaj për të gjitha pensionet e pleqërisë të plota, minimale dhe pensionet e plota familjare minimale.
- Deri në 500 lekë në muaj për të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm me pensionin e caktuar brenda këtij kufiri;
Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.
Kompensimi i të ardhurave mujore të
pensioneve të qytetit deri në masën 760 lekë
Marrjen e këtij kompensimi e përfitojnë disa kategori ku përfshihen:
- Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e invaliditetit të plotë, të reduktuar, të pjesshëm dhe pensionet familjare të plota, të pjesshme të qytetit.
Masa e përfitimit:
- Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjesëtohet me pensionin bazë.
- Përfitojnë 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare.
- Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, në zbatim të vendimit të Qeverisë: “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, plus 760 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm dhe pensionit të caktuar.
- Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.
Kompensimi i të ardhurave mujore të pensioneve
të qytetit deri në masën 195 lekë
- Ky lloj kompensimi shkon për të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit.
- Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi tiu jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006
Masa e përfitimit:
a) Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i shumëzimit të pensionit të caktuar me 190 lekë dhe kjo që del pjesëtohet me pensionin bazë.
b) Përfitojnë 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare.
c) Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga vendimi i posaçëm i Qeverisë, si dhe nga shuma e mësipërme e llogaritur zbritet pensioni i caktuar brenda këtyre kufijve.
Kompensimi i të ardhurave mujore të
pensioneve të qytetit deri në masën 200 lekë
Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit;
b) Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit;
c) Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi tu jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas vendimeve për shpenzimet nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse, ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve që nuk kalojnë kufirin e të ardhurave.
Masa e përfitimit:
a) Deri në 200 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjesëtohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës.
b) 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare.
c) Deri në 200 lekë në muaj për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500, plus 760, plus 190 lekë, plus 200 lekë që u përkasin llojeve të ndryshme të kompensimeve. Nga kjo shumë zbritet masa e pensionit të përfituar në momentin e lindjes së të drejtës.
Kompensimi për personat në
ngarkim të pensionistëve :
Ky kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfituesi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar.
a) E përfitojnë të gjithë pensionistët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet:
- Kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë.
- Kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhënie pune.
Masa e përfitimit:
a) 414 lekë në muaj për çdo person të familjes në ngarkim kur:
- Fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën.
- Nipat, mbesat, kur nuk i kanë prindërit, bashkëjetojnë me pensionistin dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën.
b) 207 lekë në muaj, kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune ose në pension.
Nuk e përfitojnë:
a) Pensionistët që realizojnë të ardhura nga veprimtaria ekonomike si të punësuar, punëdhënës, të vetëpunësuar ose kanë tokë në pronësi.
Dokumentacioni:
a) Fotokopje e letërnjoftimit elektronik për personat përfitues;
b) Certifikatë familjare;
c) Vërtetim nga shkolla;
d) Vërtetim nga zyra e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospasje të aktivitetit;
e) Vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkues, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhënie pune;
f) Deklaratë personale.
Kompensim për mbrojtjen e shtresave në nevojë
nga rritja e çmimit të energjisë:
Ky kompensim përfitohet nga një pjesë e pensionistëve:
a) Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat.
b) Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura.
Dokumentacioni:
a) Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore;
b) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit;
c) Certifikatë familjare;
d) Për fëmijët mbi moshën 18 deri në 25 vjeç, vërtetim që vazhdojnë shkollën.
Kompensimi i të ardhurave
mujore të pensionistëve në fshatit:
Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati, deri në 690 lekë në muaj.
Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pleqërisë të plota dhe të pjesshme;
b) Të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesshme;
c) Të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesshme të fshatit.
Masa e përfitimit:
a) Deri në 690 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjesëtohet me pensionin bazë të miratuar;
b) 690 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare;
c) Deri në 690 lekë në muaj për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri;
d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.