Idrizi: Nuk pranojme nje reforme zgjedhore te sanksionuar nga PD e PS
Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar dje mbledhjen e Keshillit Kombetar, e cila ka vendosur nisjen e punes per organizimin e partise per zgjedhjen e 2013-s. Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PDIU-se eshte prezantuar projekt-programi politik dhe draft-statuti i ri i partise. Mbledhjen e Keshillit Kombetare te PDIU-se e ka pershendetur kryetari i saj, Shpetim Idrizi, i cili vuri theksin tek ceshtja came duke theksuar se ai se bashku me deputetin tjeter Dashamir Tahiri do te paraqesin shume shpejt ne parlament rezoluten came. "Shume shpejt, ne do te paraqesim ne parlament, nje rezolute per ceshtjen tone kombetare te pazgjidhur, ceshtjen came. Rezoluta eshte dokumenti, qe ne perputhje me dokumentet europiane, do te imponoje futjen ne axhenden tone diplomatike te ceshtjes came. Sot, klima politike, ndergjegjesimi kombetar, atmosfera rajonale jane shume te favorshem. Cdo loje me rezoluten, cdo terheqje e dikujt do te ishte paburreri. Ne kemi besim qe parlamenti shqiptar eshte i perbere nga gra e burra patriote dhe asnje s'do njolloset nga turpi, dinjiteti dhe nga mungesa e patriotizmit", - deklaroi Idrizi. Sipas tij, nese nuk miratohet kjo rezolute, atehere ai do te jape doreheqjen si kryetar i PDIU. Duke folur per reformen zgjedhore, Idrizi theksoi se PDIU nuk mund te pranoje nje reforme qe sanksionon mbreterimin e dy partive te medha.
"PD e PS, pasi per 3 vjet me radhe u sherrosen pafund, duke bllokuar integrimin, rane perseri dakord. Uroj qe kesaj radhe te mos ankohen dhe te mbajne pergjegjesi per ate qe kane gatuar bashke. Keto dukuri e mbajne vendin mbrapa. Ne kushtet e lirise nuk ka asnje arsye te rreshtohemi ose tek e keqja me madhe apo tek e keqja me e vogel. Nuk do jemi dekor i askujt. Te punojme qe ta shnderrojme PDIU ne nje force politike moderne, qe ne Kuvend te jemi me shume", - u shpreh Idrizi.