PS refuzon SHBA-BE-OSBE: Nuk e heqim imunitetin më 6 gusht
Partia Socialiste nuk do te respektoje daten 6 gusht per votimin e heqjes se imunitetit te zyrtareve dhe gjyqtareve. Kryetari i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, me ane te nje letre derguar kreut te grupit parlamentar Astrit Patozi, kryetares se Kuvendit ne Tirane dhe diplomateve te SHBA, BE dhe OSBE shprehet se diskutimi per heqjen e imunitetit duhet te nise ne muajin shtator. Ruci shprehet se nisma te tilla jane te rendesishme dhe kerkojne diskutimin nga grupet e interesit. Ai kerkon mbledhjen e konferences se kryetareve dhe hartimin "e nje projekti per ndryshimet kushtetuese, per t'i paraqitur ne sesionin e ardhshem plenar te Parlamentit, ne shtator, duke i perfshire ne programin e punes se Kuvendit". Shtyrja e afatit kerkohet nga selia roze per te mundesuar nje proces transparent dhe per te garantuar perfshirjen e qytetareve. "Si ndryshime shume te rendesishme dhe nje moment vendimtar per demokracine parlamentare mes ligjberesve dhe popullit shqiptar, PS i sheh ndryshimet kushtetuese si te nje rendesie te vecante dhe po ashtu edhe vemendja duhet te jete e vecante per te garantuar nje proces transparent", - shkruan Ruci ne letren e tij per diplomatet. Ne kete menyre, duke pasura parasysh proceduren parlamentare, me nisjen e sesionit parlamentar, diskutimin me grupet e interesit dhe institucionet nderkombetare, ndryshimet kushtetuese mund te duan nje afat gjashte mujor miratimi. Kreu i grupit te PS thekson se ne diskutimin per ndryshimet kushtetuese duhet "te perfshihen mbi te gjithe qytetaret shqiptare, ekspertet konstitucionaliste, akademiket, profesoret, si dhe ndihma nderkombetare per keto ceshtje". Kreu i grupit parlamentar Socialist liston pese pika ne letren e tij, te cilat duhet te merren parasysh ne procesin e diskutimit te heqjes se imunitetit. Keshtu PS kerkon qe projekti i miratuar ne konferencen e kryetareve "te publikohet ne faqen e internetit te Parlamentit qe qytetaret te kene mundesi per t'u informuar rreth tij". Nje tjeter pike eshte ajo qe grupet e ndryshme te interesit te sjellin komentet dhe opinionet mbi menyren sesi duhen bere ndryshimet. Po ashtu, Ruci propozon qe te kete takime me Keshillin e Legjislacionit dhe Komitetit te te drejtave te Njeriut per te mundesuar njohjen e publikut me ndryshimet. "Te organizohet nje takim mes Keshillit te Legjislacionit dhe Komitetit te te drejtave te njeriut per te bere te mundur percimin tek publiku te draft/propozimeve, duke perfshire edhe ekspertet konstitucionaliste ne proces", - thuhet ne letren e Rucit. Ndersa nje tjeter kerkese lidhet me institucionet e gjykatave qe preken nga heqja e imunitetit. Kreu i Grupit te PS-se propozon qe projekti t'u durohej dhe anetareve te gjykatave per te dhene mendimin tyre ne lidhje me kete ceshtje. "Projekti me ndryshime t'i dergohet organeve kushtetuese, si Gjykata e Larte, Keshilli i Larte i Drejtesise dhe grupeve te interesit te prekura nga keto ndryshime, qe propozohen per t'i lejuar ata te sjellin kendveshtrimin e tyre duke shprehur opinionin mbi kete ceshtje", - shprehet kreu i Grupit Parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci, ne letren e tij ndryshimet kushtetuese.
Propozimet e PS
1 - Te mblidhet konferenca e kryetareve dhe te hartohet nje projekt per ndryshimet kushtetuese, per t'i paraqitur ne sesionin e ardhshem plenar te Parlamentit, (ne shtator), duke i perfshire ne programin e punes se Kuvendit.
2 - Projekti te publikohet e faqen e internetit te Parlamentit qe qytetaret te kene mundesi per t'u informuar rreth tij.
3 - Te ftohen grupe te ndryshme interesi per te sjelle opinionet e tyre.
4 - Te organizohet nje takim mes Keshillit te Legjislacionit dhe Komitetit te te drejtave te njeriut per te bere te mundur percimin tek publiku te draft/propozimeve, duke perfshire edhe ekspertet konstitucionaliste ne proces.
5 - Projekti me ndryshime t'i dergohet organeve kushtetuese si Gjykata e Larte, Keshilli i Larte i Drejtesise dhe grupeve te interesit te prekura nga keto ndryshime, qe propozohen per t'i lejuar ata te sjellin kendveshtrimin e tyre duke shprehur opinionin mbi kete ceshtje.
6- Komisioni i Ligjeve te propozoje nje grup konsensual ekspertesh te perbere emra te njohur ne ceshtjet teorike dhe praktike te Kushtetutes, qe do te vleresojne komentet dhe propozime nga qytetaret, institucionet kushtetuese dhe grupet e interesit. Ky grup do te paraqes propozime ne Komisionin e Ligjeve.
7- Projekti i unifikuar i hartuar nga grupi i eksperteve duhet te rishikohet nga ana e Komisionit te Ceshtjeve Ligjor ne seanca publike dhe ne prani te medieve.
8- Projekti i miratuar ne parim nga ana e Komisionit te Ligjeve duhet t'i dorezohet per opinion Komisionit te Venecias, dhe mbi keto baza, versioni final do te shqyrtohet dhe miratohet ne seance plenare.