E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimi, emrat e 2 mije ish-pronareve qe perfitojne Denisa Xhoga

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave do te nise nga e hena qe vjen, procesin e pranimit te kerkesave per te gjithe ata pronare, qe do te perfitojne nga fondi i kompensimit ne vlere per pasurite e paluajtshme qe preken nga ndertimet informale. Drejtori i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Elvis Cefa, procesi i pranimit te kerkesave do te zgjase 30 dite dhe se numri i perfituesve nga ky fond do te jete mbi 2000 individe.
Te gjithe aplikantet pasi te paraqiten ne zyrat e kesaj agjencie duhet te paguajne tarifen e sherbimit qe kap nje vlere prej 2000 leke dhe te hapin nje llogari bankare ne nje nga bankat e nivelit te dyte. Gjithashtu subjektet perfituese nepermjet nje prokure duhet te paraqesin prane AKKKP, kerkesen qe i bashkengjitet vendimit te Keshillit te Ministrave te plotesuar, deshmine e trashegimise per te gjithe trashegimtaret e ligjshem ne perputhje me percaktimet e Kodit Civil, prokuren e posacme te nenshkruar nga te gjitha subjektet qe perfitojne kompensim ku si tager i nevojshem te jete e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te tyre. Pjese e dokumentacionit jane dhe vertetimi i leshuar nga banka e nivelit te dyte, per hapjen e llogarise bankare, nje dokument identifikimi dhe mandati i pageses per shumen 2 000 leke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›