E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lizzie Velasquez, vajza që konsumon 60 vakte në ditë

Historia e rrallë e vajzës nga Teksasi, e përshkruar nga e përditshmja “Telegraph” Vuan nga një sëmundje e rrallë, por nuk dorëzohet: “Pengesat në rrugën time i përballoj me kokën lart dhe buzagaz”

Kjo është historia dramatike e Lizzie Velasquez, vajza nga Teksasi që për të mbijetuar duhet të ushqehet çdo 15 minuta. Ajo nuk vuan nga ndonjë çrregullim ushqimor, por është prekur nga një patologji e tmerrshme gjenetike, për shkak të së cilës pesha e saj nuk i kaluar kurrë 28 kilogramët. Për të mbijetuar duhet të konsumojë ushqim gjashtëdhjetë herë në ditë, pak e shpesh. Të njëjtën gjë bën edhe për të ruajtur peshën, ha gjithçka, karamele, akullore, patatina, por pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të duket si anoreksike. Lizzie merr tetëmijë kalori në ditë. është e detyruar ta bëjë që t’i rezistojë vdekjes.

Sindroma nga e cila vuan është aq e rrallë, saqë sot nuk është diagnostikuar ende: ekzistojnë vetëm tre persona në botë të prekur nga kjo anomali. Sëmundja e Lizzie-t është një sindromë gjenetike që ende nuk është diagnostikuar, megjithatë profesor Abhimanyu Garg nga Universiteti i Teksasit, i cili e ka ndjekur shëndetin e vajzës nga lindja e deri më sot, thotë se bëhet fjalë për formë të “ HYPERLINK "http://benessere.guidone.it/tag/sindrome-neonatale-progeroide/" \o "Sindrome Neonatale Progeroide" Sindrome Neonatale Progeroide” (NPS), e njohur ndryshe si “sëmundja e plakjes”, e cila shkakton plakje të parakohshme, humbje të peshës trupore dhe shkatërrim të indeve.
Lizzie ka lindur para kohe, peshonte më pak se një kilogramë dhe qëndroi për shtatë javë në inkubator, por ndryshme nga ç’u diagnostikua prej mjekëve organet e saj u zhvilluan normalisht. Për këtë anomali, prindërit e saj u njoftuan menjëherë se nuk do të kishin kurrë një vajzë normale si të tjerat. Dhe në fakt, kështu ndodhi. Për shkak të trupit, nuk arrinte të gjente kurrë rroba për vete. Sot në moshën 21-vjeçare Lizzie vesh rroba për fëmijë dhe në trupin e saj sasia e dhjamit është në nivelin zero. Për fat të keq gjatë rritjes filluan të shfaqeshin edhe probleme të tjera. Si të mos mjaftonte kjo nga njëri sy është e verbër dhe me tjetrin sheh shumë pak.

Sistemi i saj imunitar është shumë i dobët: mjafton një e ftohur e lehtë që të zërë krevatin dhe të mos ngrihet për dy javë. Para dy vitesh për pak sa nuk humbi jetën, sepse u vra në këmbë, plagë që i shkaktoi humbjen e gjysmës e sasisë së gjakut që qarkullon në trupin e saj. E rëndësishme është që kjo vajzë nuk dorëzohet lehtë. Vajza ka një forcë të madhe vullneti dhe është e mbushur plot shpresë: “Kjo gjë më bëri të kuptoj se sa e rëndësishme është jeta. Momentalisht jam në përfundim të shkollës së lartë dhe po diplomohem për komunikim. Kam plot miq të mirë, të cilët më mbështesin dhe më qëndrojnë pranë”.

“Dua të falënderoj prindërit e mi të mrekullueshëm të cilët gjithmonë më kanë bërë të ndihem normale...”, shkruhet në blogun e saj. “Asnjëherë nuk e kam harruar këshillën e tyre që isha më e vogla dhe duhej të kisha shumë kujdes sidomos kur luaja me fëmijë më të mëdhenj në moshë”. Tani Lizzie mendon për të ardhmen: “Dua të shëtis nëpër botë dhe të tregoj historinë time. Mendoj se në një të ardhme të afërt do të shkruaj edhe një autobiografi. Dëshiroj të martohem dhe të kem familjen time, por gjëja më e rëndësishme që dua t’u them të gjithëve është se edhe unë jam një vajzë si gjithë të tjerat. Më pëlqen të qesh, të qëndroj me miqtë e mi, familjarët, të shijoj jetën më maksimum. Ju lutem mos u përpiqni të më trajtoni ndryshe vetëm se nuk kam pamje normale”. Së fundmi ka shkruar një libër mbi eksperiencën e saj dhe ka qenë protagoniste në një dokumentar televiziv përtej oqeanit. Lizzie, për shkak të dobësisë, është e detyruar të ushqehet vazhdimisht për të mos humbur forcat.

Sado që gjendja e saj është e rrallë dhe dramatike vajza është këmbëngulëse, nuk ka ndërmend ta lëshojë veten dhe të pushojë së luftuari. Vajza frekuenton universitetin, qëndron në internet dhe jeton një jetë (me shumë sakrifica) me prindërit, vëllain dhe motrën. Kohët e fundit, përveç librave, intervistave dhe një siti në internet, ka filluar ta bëjë publike historinë e saj. Vajza përshkruan detajet më të vështira që ka kaluar në jetë, si lindja e parakohshme nënpeshë, fakti që kur ishte e vogël duhej të vishte rrobat e kukullave dhe dëshirën për të bërë një jetë normale. Filozofia e Lizzie-t është nga ato që të jep vërtet kurajë: “Zoti më krijoi kështu siç jam për një arsye të caktuar dhe nuk do doja të isha ndryshe. Pengesat në rrugën time i përballoj me kokën lart dhe buzagaz”.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›