Trajtimi i infeksioneve të veshit
07/07/2010 Mjeku otoriatër Përparim Neziraj tregon se eliminimi i shkaktarëve është kura më e mirë
Simptomat e sëmundjes, si dhe këshillat për të eliminuar në kohë komplikacionet
Frekuentimi i pishinave apo plazhit, përveç momenteve të pushimit mund të shfaqë edhe probleme të shumta shëndetësore, në rast se nuk tregohet kujdesi i duhur ndaj elementëve ndotës dhe lagështirës. Ndër më problematiket gjatë këtij sezoni shfaqen edhe infeksionet e veshit, që janë të pranishme jo vetëm tek të vegjlit, por edhe te moshat më të rritura. Në një prononcim për gazetën “Metropol”, mjeku otoriatër Përparim Neziraj tregon se gjatë kësaj periudhe shkak për shfaqjen e këtyre infeksioneve bëhet larja në ujin e papastër në det apo edhe në pishina. Sipas tij, fillimisht komplikacionet mund të mos jenë të rënda, por nëse nuk bëhet trajtimi i tyre në kohë, sëmundja mund të avancojë deri në stade problematike. Kjo, pasi infeksionet nga veshi mund të kalojnë drejt organeve të tjera, duke penguar funksionimin e tyre normal, e për rrjedhojë organizmi manifeston gjendje të rënduara.
Shfaqja
Këto infeksione shfaqen si pasojë e pezmatimit të kanalit të jashtëm të veshit, që në pjesën dërrmuese të rasteve shkaktohen nga lagështia. “Infeksionet mund të prekin pjesën e jashtme të veshit, në këto raste ato shfaqen të formave të lehta dhe me pak kujdes te mjeku specialist mund të trajtohen pa probleme. Por gjendja rëndohet edhe më tej, nëse ky infeksion kalon në kanalin e mesëm të veshit, e atëherë shqetësimet do të jenë më të dukshme. Kështu krijimi i lagështisë së tepërt në vesh mund të bëhet shkak për dëmtimin e pjesëve të këtij organi, dhe kryesisht ato të shtresave të mesme. E patrajtuar kjo sasi e tepërt e lagështisë mund të kalojë në zonën që njihet si kanali i mesëm i veshit, duke u transformuar në një infeksion të gradës më të rëndës, që mund të ndikojë në aftësinë e dëgjimit”, pohon mjeku. Në këtë mënyrë, kryerja e vizitave te mjeku specialist sa më shpejt që të jetë e mundur ndihmon në eliminimin e tyre. Doktori shpjegon se këto infeksione mykotike gjithashtu ....
Komplikacionet
Krijimi i mykut në vesh konsiderohet si një rrezik për shfaqjen e infeksioneve, pasi ndikon në dëmtimin e organeve të tjera të trupit. Konkretisht infeksioni mykotik, duke kaluar nëpër pjesët e brendshme të veshit e thellon edhe më shumë shfaqjen e infeksionit dhe si i tillë do të shfaqë komplikacione të tjera që lidhen me receptorët nervorë, si dhe me bllokim të kanalit të hundëve apo dhimbje koke. Këto të fundit shoqërohen gjithashtu me rritjen e temperaturës dhe ënjtjen e veshit, duke çuar në krijimin e pezmatimit të rëndë në zonën e caktuar. Kalimi i infeksionit mund të bëhet dhe në pjesë të tjera të organizmit, pasi një temperaturë e lartë shfaq probleme të shumta. Këto komplikacione mund të dëmtojnë kockën, si dhe të prishin ekuilibrat e duhur në funksionimin e organizmit. Prandaj dhe kujdesi duhet të jetë maksimal në mënjanimin e lagështirës apo faktorëve të tjerë atmosferikë ndotës.
Rreziku te fëmijët
Pothuajse të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara për t’u prekur nga infeksionet e veshit, e veçanërisht krijimi i mykut. Këto të fundit bëhen edhe më të dukshme gjatë sezonit të pushimeve ku ekspozimi ndaj shkaktarëve është në nivele më të larta. Në këtë mënyrë mjafton që veshi të ekspozohet ndaj faktorëve shkaktues dhe askush nuk mund të shpëtojë nga krijimi i mykut. Por më shqetësuese në këto raste shfaqet gjendja te fëmijët e moshave të vogla. Kjo, pasi ata janë më delikatë. Këto kategori për shkak të imunitetit të dobët trupor, e kanë shumë të vështirë që të përballojnë simptomat dhe efektet negative që mund të lërë kjo sëmundje. Pothuajse të njëjtën gjë mund të them dhe për personat e moshës të tretë, të cilët mund të vuajnë njëlloj nga këto simptoma, ndaj detyrimisht duhet treguar kujdes i veçantë ndaj qëndrimit për një kohë të gjatë me faktorët rriskues.
Simptomat
Dhimbje të forta të veshit
Sekrecione me erë të rëndë
Ënjtje e veshit
Temperaturë
Mungesë përqendrimi
Probleme në të dëgjuar
Zhurmë në vesh
Dhimbje koke
Debulesë trupore
Per me shume lexo gazeten e dale ne treg