E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensimi, gati 42 mije ha pyje

Kalimi i fondit pyjor ne varesi te komunave dhe bashkive eshte nje nder reformat me te medha qe ka bere vendi yne gjate ketyre 18 viteve te fundit, pas asaj te privatizimit te tokes bujqesore. Keshtu e ka vleresuar kete proces, ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, ne nje interviste per “KJ”. Sipas tij, me kete reforme do u jepet mundesi banoreve, por edhe vete komunave dhe bashkive qe do te administrojne kete fond qe te shtojne te ardhurat e tyre si dhe te permiresojne cilesine e mjedisit. Nga ana tjeter, kjo ministri ka vene ne dispozicion te ish- pronareve rreth 42 mije hektare pyje, qe do te sherbejne per kompensimin e tyre.

Ju keni perfunduar kalimin e te gjithe fondit pyjor ne varesi te komunave dhe bashkive, cfare do te thote kjo?

Jane pothuajse tri vjet qe punohet per nje reforme te plote ne sektorin e pyjeve, e cila eshte perqendruar ne disa politika te reja, politika te cilat tashme jane shnderruar ne vendime te Keshillit te Ministrave dhe ligje konkrete, nderkohe qe jane ne procesin e zbatimit. Me dy fjale do te thosha edhe shtyllat kryesore te politikave te reja dhe te kesaj reforme ne sektorin e pyjeve, kane te bejne, se pari, me transferimin masiv te pyjeve dhe kullotave nga shteti ne pronesi te komunave dhe bashkive. Se dyti, duke rritur siperfaqen e zonave te mbrojtura dhe te parqeve kombetare me objektivin per te arritur pas pak vitesh mesataren e ketyre siperfaqeve me ato te vendeve te Bashkimit Evropian. Mund te them qe eshte dyfishuar siperfaqja e zonave te mbrojtura, brenda ketyre tre vjeteve, nga 5.4 per qind qe ka qene ne vitin 2005 ne 11.4 per qind ne qershor te ketij viti, kurse mesatarja e vendeve te BE-se eshte 17 per qind dhe besoj qe nga vitit 2012 apo 2013, ne do te kemi arritur kete mesatare. Se treti, eshte ulur ne menyre te dukshme siperfaqja e pyjeve qe shfrytezohen, apo priten mbi bazen e lejeve, mbi bazen e planeve te menaxhimit dhe shume me teper prerja e pyjeve ne menyre te paligjshme. Prerje, e cila akoma nuk eshte ndalur plotesisht, por eshte ulur ne menyre te dukshme. Per ta konkretizuar kete, do te doja te permend dy shifra. Ne vitet 2000-2005, mbi bazen e planeve te menaxhimit, priteshin ne Shqiperi 335 deri ne 350 mije metra kub lende, aktualisht nuk planifikohet me shume se 100-120 mije metra kub lende druri ne vit qe te pritet e shfrytezohet, pra tre here me pak dhe kjo do te thote siperfaqe me e madhe e gjelberuar. Se katerti, eshte rritur volumi i investimeve ne pyje dhe pyllezimet. Ne sezonin e mbjelljeve te ketij viti, jane mbjelle rreth 1 milion fidane pyjore, gje qe nuk ka ndodhur asnjehere ne keto 20 vjetet e fundit. Dhe se pesti, eshte nje faze e re, e cila do te filloje tani, organizimi i sherbimit keshillimor. Kjo meqenese do te kalojne ne mase pyjet dhe kullotat nga shteti te komunat dhe keto te fundit kane nevoje per konsulence, ndihme profesionale dhe keshillim per ta administruar kete pasuri te madhe, qe po marrin ne menyre sa me racionale. Ne prag te fillimit te ketij transferimi masiv te pyjeve ne pronesi te komunave, struktura e pronesise e pyjeve dhe kullotave ka qene e tille. Rreth 95 per qind e pyjeve dhe kullotave i perkisnin shtetit dhe vetem 5 per qind privatit, qe u eshte kthyer prona mbi bazen e dokumenteve qe kane paraqitur. Pas nje pune studimore dhe parapergatitore prej 5-6 muajsh, pune qe filloi ne mesin e vitit 2007, u be e mundur qe te merren 327 vendime dhe jane transferuar po ne kaq komuna dhe bashki fondi pyjor, qe perben 60 per qind te siperfaqes totale te pyjeve dhe kullotave qe ka Shqiperia. Aktualisht, me vendimet qe jane marre, jane transferuar rreth 700 mije hektare, duke shtuar ketu edhe 240 mije kullota, qe kane qene transferuar gjate gjithe kesaj periudhe te tranzicionit prej 17-18 vjetesh. Pra, jane rreth 900 mije hektare pyje dhe kullota te transferuara pyje dhe kullota.

Pak me pare, theksuat se vetem 5 per qind e siperfaqes pyjore dhe kullotave eshte ne duar te privateve. Tashme nga 900 mije hektaret e transferuar, a do te jete kjo siperfaqe nje potencial me teper per kompensimin e ish-pronareve, a mendohet qe kjo t’u kaloje nje pjese kesaj kategorie?

Per sa i perket kesaj pike eshte menduar nje zgjidhje tjeter. Aktualisht, 60 per qind e pyjeve dhe kullotave i takojne komunave dhe bashkive, 5 per qind pronareve private dhe shteti ka mbajtur 35 per qind te fondit pyjor, nga 95 per qind qe kishte nje vit me pare. Kryesisht ne pronesi te shtetit kane mbetur parqet kombetare, zonat e mbrojtura dhe pisha bregdetare, e cila eshte nje pishe e mbjelle e kultivuar dhe per momentin nuk eshte menduar qe kjo t’u kaloje komunave dhe bashkive. Ne lidhje me fondin per kompensimin e pronareve, Ministrise se Ekonomise, e cila eshte pergjegjese per kete pune, i jane vene ne dispozicion rreth 42 mije hektare me pyje, te cilat jane aktualisht ne pronesi te shtetit. Per ata qe do te fitojne te drejten mbi bazen e dokumenteve qe t’iu rikthehet prona apo t’iu kompensohet prona jane 42 mije hektare ne dispozicion te shtrira ne te gjithe vendin. Pra, edhe kjo rruge apo ky shteg eshte i hapur.

Pas kalimit te gjithe ketij fondi ne bashki dhe komuna, cili do te jete roli i Ministrise se Mjedisit per mbrojtjen e ketyre siperfaqeve?

Ministra do te vazhdoje te kete nje rol primar ne kete ceshtje. Se pari, permes ofrimit te disa sherbimeve qe nuk kane ekzistuar me pare, apo deri me sot, sic eshte ai keshillimor. Besoj se drejtuesit e bashkive dhe komunave do te ndodhen perballe veshtiresive pas marrjes nen administrim te kesaj pronesie, dhe ata kane nevoje per keshillim per legjislacion per ta pervetesuar dhe interpretuar drejt ate. Dhe me pas kerkohet zbatimi, ndaj ne sigurojme perkrahjen dhe mbeshtetjen e Drejtorive te Sherbimeve Pyjore qe jane ne rrethe. Do te kene nevoje per hartimin e planeve te menaxhimit dhe kjo do t’u ofrohet nga keto drejtori mbi bazen e nje skeme te caktuar, duke kontraktuar specialiste dhe eksperte ne shoqatat e pyjeve qe ekzistojne. Do te kene nevoje per ndihmen e policise pyjore dhe per shume sherbime te tjera qe do t’u ofrohen. Po keshtu, do te kete edhe nje rekomandim nga ana jone qe cdo komune, sipas madhesise se pyjeve dhe kullotave, te percaktoje nje deri ne dy persona ne administraten e komunes qe te tregojne kujdes per kete pune, te merren me zbatimin e legjislacionit. Pra, ate pune qe ka pas bere Drejtoria e Sherbimit Pyjor, tani do ta bejne komunat me personelin e tyre. Njekohesisht, do t’u rekomandojme ketyre qarqeve qe te krijojne seksione te vecanta per pyjet dhe kullotat me dy deri ne tre persona. Po keshtu, do te vazhdoje kujdesi per mbrojtjen e pyjeve nga zjarri dhe ne shpresojme qe tani edhe interesimi dhe ndergjegjesimi i komunitetit ne zonat rurale, ku ka pyje dhe kullota, te jete me i madh, sepse ka te beje me pronen e tyre.

Per sa u perket procedurave te pyllezimeve te reja, si do te ndiqet do te jete komuna dhe bashkia qe do te kryeje keto procedura apo ministria?

Politikat e rritjes se siperfaqeve te gjelbra dhe te pyllezimeve do te vazhdoje t’i beje kjo ministri, por komunat dhe bashkite kane detyrimet e tyre. Kalimi i kompetencave pyjore komunave dhe bashkive eshte nje nga reformat me te medha te kryera ne Shqiperi ne keto 18 vjet. Personalisht do ta rendisja pas privatizimit qe iu be tokes bujqesore, kjo eshte reforma e dyte me e madhe e bere ne keto vite, por me nje intensitet me te madh, per fat te keq reforma qe eshte bere per ndarjen e tokave ka ende probleme te pazgjidhura.

Sa do te ndikoje kjo shperndarje qe keni bere ju ne rritjen e cilesise se mjedisit ne Shqiperi?

Une besoj qe ky shpronesim i shteti dhe pronesim i komunitetit, pra komunave dhe bashkive do te sherbeje kryesisht ne dy drejtime. Se pari, ne zbutjen e varferise, ne rritjen e te ardhurave, ne permiresimin e cilesise se jetes permes mundesise me te madhe qe u krijohet komunave dhe bashkive, automatikisht banoreve te ketyre zonave per te siguruar drute e zjarrit, lendet e ndertimit per nevojat e tyre, si dhe me shume te ardhura ne bazen e shfrytezimi te pyjeve dhe produkteve pyjore sipas planeve te menaxhimit. Por, edhe nga ana tjeter, per te mbrojtur pyjet nga zjarret dhe besojne se do te kete nje mbrojtje te tille dhe sigurisht me shume pyje do te thote nje siperfaqe me e madhe e gjelberuar, nje cilesi jete me e mire dhe ajer i paster. Dua te theksoj edhe nje klasifikim shume te lakmueshem qe ka fituar Shqiperia ne rangun boteror per problemet e mjedisit, por ketu nje kontribut te vecante kane pyjet. Shqiperia eshte klasifikuar e 25 ne listen boterore per sa i perket cilesise se mjedisit ne teresi. Kjo eshte konfirmuar ne janar te ketij viti, nga kater institucione nderkombetare, por eshte rikonfirmuar edhe nje here tani se fundmi nga revista prestigjioze amerikane “Nees eeek”, e dates 28 qershor. Por ajo qe dua te theksoj eshte se mjedisi ne Shqiperi nuk mund te perfaqesohet me ate cka ndodh te “21 Dhjetori”, ku ka nje permbajtje te larte te pluhurit ne ajer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›