E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tre oret e ankthit dhe tmerrit pas alarmit per bombe”

Per me shume se tre ore qindra qytetare kane qene ne ankth ne aeroportin nderkombetar “Nene Tereza”, ne Rinas. Nje prej tyre, Leonard Korruka, punonjes ne nje prej bareve ne ambientet e brendshme te terminalit te pritjes se pasagjereve ka rrefyer per “Koha Jone”, ate qe ndodhi dhe minutat e oret e ankthit qe prej njoftimi te pare. Tre ore pas alarmi cdo gje i eshte kthyer normalitetit dhe pasagjeret dhe punonjesit jane kthyer ne vendet e tyre te meparshme dhe pse shiheshin forca te shumta policie, por kete radhe civile.

Si e keni marre vesh per telefonaten qe njoftonte per vendosjen e bombes disa metra larg nga vendi ku ju punoni?

Si cdo dite, une e marr punen rreth mesdites. Dhe sot (dje), kisha ardhur ne pune. Pasi isha nderruar dhe kishte nisur punen, rreth ores 13:30 minuta vjen nje nga punonjesit e sherbimit te sigurise se aeroportit dhe na thote qe te dalim menjehere jashte. Ne keto momente, ne filluam duke marre parate e klienteve qe ndodheshin aty, por nuk na lane pasi duhej qe te iknim shume shpejt. Kemi dale jashte me vrap.

Gjendja si ishte ne momentin qe e moret vesh qe kishte nje bombe ne terminal?

Te gjithe njerezit qe ishin filluan duke ikur me vrap. Kishte nje rremuje te madhe. Na larguan dhe na nxoren ne rrugen perballe. Kane mberritur me shpejtesi forca te shuma policie. Me shume se pese furgona jane ndaluar perballe hyrjes. Dhe forcat e sigurise se aeroportit qe jane private ishin vene ne gatishmeri. Me pas kane ardhur dhe qente. Kishte dhe njerez qe kishin hyre ne cekin por nuk munden qe te mbaronin pune. Avionet ishin ne ajer. Sipas punonjesve kane qene disa avione qe kane qene duke u ulur, kur eshte dhene alarmi. Ishte nje ankth dhe tmerr, pasi te gjithe vraponin te dilnin. Na kane ikur dhe kliente qe nuk paguan, por pasi u hap aeroporti erdhen perseri. Ishte si ne filma, kur ka alarme te tilla.

Si vazhdoi me pas gjendja ne zonen e aeroportit?

Kemi pare shume forca policie. Kane ardhur dhe specialet qe dukeshin nga veshja. Gjithashtu kane ardhur dhe qente e policise. Pas nja gjysme ore, nga ora 14:10, kane ardhur forcat e policise qe na kane kerkuar qe te largoheshim me shume nga terminali. Te gjithe sic ishim, qindra njerez me shume po prisnin njerezit e tyre, e dhjetera te tjere ishin per udhetim, jemi larguar me shume se 100 metra nga portat e terminaleve. Kemi ndenjur per me shume se tre ore ne ajer, nuk dinim c’te benim pasi gjithcka ishte ne doren e policise. Rreth ores 16:00, ka ardhur policia dhe na ka thene qe te ktheheshim pasi kontrollet kishin mbaruar dhe alarmi ishte fals. Fatmiresisht nuk ndodhi gje. Dhe tani dyert jane te mbyllura, vetem njera funksionon. Artan Cena

Ora 13:28

Minuta kur nje person i paidentifikuar deri mbreme ka marre ne telefon ne numrin e emergjences 129 dhe ka njoftuar se kishte vene nje bombe ne aeroportin e Rinasit.

Ora 14:00

Kur ne vendin e ngjarjes kane mberritur kreret e larte te Policise se Tiranes, qe kane marre ne dore operacionin e kontrollit te territorit, nga njesit eksplozive dhe qente.

Ora 14:30

Ka ardhur nje telefonate e dyte, qe njoftonte perseri per vendosjen e bombes ne aeroportin e Rinasit. Telefonuesi eshte prezantuar si pjesetar i formacionit “Brigadat e Kuqe”

Ora 15:00

Policia e Tiranes, ne bashkepunim dhe me ekspertet e Policise se Shtetit, zbulojne vendin nga ku ishte bere telefonata kercenuese, prane Liceut Artistik, ne nje kabine telefonike.

Ora 16:00

Gjithcka ka perfunduar dhe kthyer normalitetit. Policia njofton zyrtarisht se telefonata e bere ne polici ka qene e rreme dhe se kishte shoqeruar disa persona ne lidhje me kete gje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›