E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimi i pronareve hiqen afatet kufizuese

Mungesa e dokumentacionit riaplikim pa tarife shtese. Verifikimi i kerkesave zgjatet afati me 15 dite.

Hiqen kufizimet kohore per ata pronare qe duan te aplikojne per te marre kompensim pasi toka e tyre eshte zene nga ndertimet pa leje tashme te legalizuara. Qeveria miraton ndryshime ne ligjin ku percaktohen edhe procedurat e kompensimit. Ashtu sic ishte paralajmeruar dhe nga kreu i AKKP-se Elvis Cefa ne nje interviste per standard tashme nuk do te kete me kufizime 30-ditore per te aplikuar. Qeveria shton edhe afatet brenda te cilave Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Prones duhet te beje verifikimin e kerkesave te dorezuara nderkohe qe i vihet nje limit kreut te agjencise per te nxjerre listen e fituesve. Numri i individeve perfitues nga fondi per shpronesimet arrin ne 2065 ndersa ai i pasurive te paluajtshme qe preken nga procesi i legalizimeve eshte 345. Pas procesit te dorezimit te kerkesave ne muajin gusht nje numer i madh pronaresh nuk munden te aplikonin dot per shkak te kufizimeve kohore por tashme ndryshimet ne ligj heqin cdo afat kufizues.

Vendimi

Cdo pronar toka e te cilit eshte zene nga ndertimet pa leje mund te aplikoje per te fituar kompensimin. Qeveria ka vendosur qe tashme te mos kete me kufizime 30-ditore per te paraqitur dokumentet cka pengoi shume pronaret te fitonin kompensimin financiar. Sipas ndryshimeve ne vendimin nr. 383 date 19.5.2010 te Keshillit te Ministrave Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale hiqet periudha kohore per paraqitjen e kerkeses. Pika 2 e vendimit te djeshem te qeverise sakteson se ne piken 3 fjalet ... dhe vazhdon per 30 tridhjete dite ... hiqen. Nderkohe ne piken 3 te vendimit baze thuhet se procesi i regjistrimit/pranimit te kerkesave per kompensim fillon 5 pese dite pas dates se njoftimit publik dhe vazhdon per 30 dite. Shtohet me tej nje pike 6/1 ku percaktohet se ne rastet kur nuk eshte e mundur te dorezohet prokura e posacme sipas shkronjes c te pikes 6 secili bashkepronar apo nje pjese e tyre paraqesin kerkese individuale apo te perbashket per pjesen takuese ne pronen qe kompensohet. Nese kerkesa paraqitet nga nje pjese e bashkepronareve ajo shoqerohet nga prokura e posacme e nenshkruar prej tyre ku si tager i nevojshem te jete edhe e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te tyre. Ne rastin e kerkesave individuale te secilit bashkepronar apo te nje pjese te tyre per cdo aplikim te kryer paguhet tarife sherbimi pavaresisht se i perket te njejtes pasuri te paluajtshme. Qeveria shton afatin ne dispozicion te grupit te punes te ngritur nga AKKP per te bere verifikimet. Ky afat nga 45 dite shkon ne 60 dite. Nderkohe qe vendoset nje afat per kreun e AKKP-se per te nxjerre vendimin per miratimin e listes se fituesve. Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se brenda 30 diteve nga data e perfundimit te procesit te verifikimit nga grupi i punes - thuhet ne ndryshimet e bera dje nderkohe qe vendimi baze nuk permbante afat. Shtohet nje tjeter lehtesi per pronaret te cilet nuk shpallen fitues pas aplikimit te pare. Sipas ndryshimeve ne vendim thuhet se subjektet perfituese kerkesa e te cileve nuk eshte pranuar per mungese dokumentacioni gjate procedurave te meparshme kane te drejte te riaplikojne pas plotesimit te mangesive te konstatuara. Keto subjekte nuk paguajne tarife sherbimi nese provojne pagimin e saj gjate aplikimit te meparshem duke iu dhene ne kete menyre mundesi per riaplikim pa tarifa shtese. Parashikohet gjithashtu qe fituesit e rinj te perfitojne te njejten mase kompensimi pra 21.8 te mases se pergjithshme. AKKP-ja realizon ndarjen e fondit te kompensimit te pronave ne vlere proporcionale me masen perkatese te parashikuar ne listat bashkelidhur vendimeve te Keshillit te Ministrave qe percaktojne shperblimin e pronareve per pasuri te cilat preken nga ndertimet informale deri ne te njejten mase te perfituar nga subjektet e kompensuara me pare - parashikon pika 11 e vendimit pas ndryshimeve te qeverise.

Ndryshimet

Hiqet afati 30-ditor per aplikim nga ish-pronaret

Grupi i punes jo me 45 por 60 dite kohe ne dispozicion per verifikimin e kerkesave

Pas verifikimit kreu i AKKP-se 30 dite afat per te nxjerre listen e fituesve

Riaplikim pa tarifa shtese edhe per ish-pronaret qe kane mungese dokumentacioni

Kompensim ne masen 21.8 edhe per aplikuesit e rinj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›