SHBA Te zhgenjyer nga Edi Rama

Ambasada amerikane Keqardhje qe opozita nuk votoi ligjin. Mirenjohje qeverise per gatishmerine opozita deshtoi projektin 16 mil dollare .
Kryesocialisti Edi Rama ndeshkon shqiptaret permes mungeses se votave per ngritjen e Gjykates Administrative gje qe ka sjelle edhe bllokimin e ndihmave nga SHBA-ja per Shqiperise. Sipas ambasades amerikane deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA-ve per perberesin e Gjykatave Administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare.Shtetet e Bashkuara te Amerikes permes ambasades se tyre ne Tirane shprehen dje zhgenjimin qe Parlamenti i Shqiperise nuk miratoi ligjin per Gjykaten Administrative. Ambasada deklaroi se projekti amerikan i ndihmes per Shqiperine me vlere 16 milione dollare per kete vit eshte anuluar. Ambasada e Shteteve te Bashkuara shpreh zhgenjimin e saj per deshtimin ne miratimin e ligjit per gjykatat administrative me 30 shtator 2010. Ligji per gjykatat administrative u ndertua per te ulur mundesite per korrupsion per te permiresuar transparencen ne sistemin gjyqesor per te perforcuar sundimin e ligjit per te rritur besimin e qytetareve ne institucionet publike si dhe perafrimin e metejshem te sistemit gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne Bashkimin Evropian. Ligji ishte identifikuar si nje kerkese e rendesishme per Shqiperine dhe ka pasur mbeshtetje te gjere nga partite politike dhe komuniteti i biznesit - thuhet ne deklarate. Ne deklarate behet e qarte se deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA per perberesin e gjykatave administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare. Veprimtarite e planifikuara me pare qe tani nuk do te vihen ne zbatim nga SHBA perfshijne instalimin e nje sistemi elektronik te menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore blerjen e pajisjeve mbikeqyrjen e sesioneve fillestare te trajnimit si dhe kryerjen e nje fushate ndergjegjesimi per te informuar qytetaret mbi ate se cilat do te kishin qene perfitimet nga gjykatat e reja.
Mosmiratimi i ketij ligji do te ndikoje gjithashtu edhe ndonje shqyrtim ne te ardhmen te Statusit te Kompaktit te Korporates Sfida e Mijevjecarit si dhe mundesite perkatese per financim - thekson selia diplomatike e SHBA-ve ne Tirane. Ambasada e SHBA-ve u angazhua aktivisht me te dyja partite dhe kerkoi mbeshtetjen e tyre per miratimin e ketij ligji. Ambasada e SHBA-ve shpreh mirenjohjen e saj per masat e marra nga shumica parlamentare per te kerkuar miratimin. shte per te ardhur keq qe opozita zgjodhi te mos votonte projektligjin.
Populli amerikan ka qene bujar me ndihmen e tij te thelle per zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise. Qysh nga viti 1991 Shtetet e Bashkuara kane ofruar mbi 700 milione dollare ndihma per Shqiperine perfshi programe te perqendruara per pakesimin e korrupsionit cuarjen perpara te shtetit ligjor forcimin e institucioneve demokratike permiresimin e kujdesit shendetesor promovimin e sigurise me te madhe si dhe sigurimin e zhvillimit te vazhduar ekonomik - vazhdon me tej deklarata. Ambasada e SHBA-ve shpreh keqardhjen qe kjo mungese e legjislacionit te nevojshem per gjykatat administrative kerkon terheqjen e mbeshtetjes per nje nisme te identifikuar si e rendesishme nga te gjithe shqiptaret - thuhet ne njoftim.
Gjykata Administrative Se shpejti miratojme ligjin
Zv. Kryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta njoftoi dje se shume shpejt do te miratohet ligji per ngritjen e Gjykates Administrative. Ai shpreson ne ndergjegjesimin e deputeteve te opozites. Duke iu referuar Gjykates Administrative Meta shtoi se beson te ndergjegjesimi i deputeteve te opozites te cilet do ta votojne ligjin qe mbron biznesin nga qeveria. Meta u shpreh Ligji per Gjykaten Administrative pa dyshim qe do te miratohet se shpejti dhe une besoj se kjo do te jete nje dite e afert. Natyrisht mosmiratimi ne Parlament ne 30 shtator eshte pergjegjesia e atyre qe nuk arrijne te ngrihen mbi interesa te ngushta per te dhene kontributet e tyre per krijimin e nje gjykate e cila mbron biznesin nga vendimet arbitrare te institucioneve qeveritare. Une besoj se do te rritet pergjegjesia e deputeteve te opozites dhe ata do te kontribuojne per te cuar perpara te gjitha reformat qe kane te bejne me integrimin e vendit - deklaroi z. Meta.