Refleksion pas paraqitjes se dobet te peshengritesve kuqezinj ne Boterorin e Antalias

Shtangistet shqiptare shume zhurme per asgje. Midis kerkesave e pretendimeve dhe rezultateve e shperblimeve ekziston nje hendek i paperligjur.
Kampionati Boteror i Peshengritjes per te Rritur i cili u zhvillua pergjate dy javeve te fundit ne Antalia te Turqise u mbyll pa shume zhurme dhe buje per Shqiperine ndryshe nga atmosfera qe u parapriu pergatitjeve per kete eveniment boteror te shtanges. Mund te thuhet tanime me plot gojen se perkunder asaj atmosfere protestash te sforcuara delegacioni kuqezi ne Boterorin e Antalias ka zhgenjyer plotesisht pasi nga 10 sportiste pjesemarres u arrit vetem nje vend i 6-te nje vend i 9-te nje vend i 11-te nje vend i 14-te nje vend i 15-te nje vend i 22-te dy vende te 31-ta dhe dy sportiste qe as nuk arriten te kualifikohen per ne dygaresh.
Ne total si ekip Shqiperia u rendit e 25-ta ne bote per femra me 109 pike te marra nga 4 sportistet e saj dhe e 23-ta ne bote per meshkuj me 137 pike te marra nga 6 sportistet e saj. Natyrisht qe gjithcka eshte relative ne kete bote dhe keto rezultate mund te interpretohen edhe si gote gjysme e mbushur apo gote gjysme e zbrazur. Por e verteta e hidhur eshte se shpesh standardet e larta bejne si viktime te tyre pikerisht ata qe i vendosen keto standarde. Dhe per perfaqesuesen e nje sporti qe vitin e shkuar mori plot 34 medalje ne arenen nderkombetare ne veprimtarite e te gjitha grupmoshave paraqitja ne Boterorin e Antalias ishte nje zhgenjim.
Ajo qe e ben edhe zhgenjyese kete paraqitje ishte atmosfera qe u parapriu ketyre pergatitjeve. Ne nje menyre krejt te papritur dhe te pashpjegueshme ne pamje te pare sportistet u rebeluan ndaj federates duke dale me kerkesa sa te larmishme po aq edhe te cuditshme ne disa raste. Ndonese paraprakisht ishte vendosur qe Shqiperia te shkonte me nje delegacion te plote meshkujsh dhe femrash Federata Shqiptare e Peshengritjes duke bere edhe nje vleresim te objektivave te parashtruara nga vete sportistet dhe trajneret e tyre vendosi qe delegacioni te reduktohej duke u dhene perparesi vetem atyre sportisteve prej te cileve synohej realisht nje paraqitje e mire.
Po kjo duket se nuk u kaperdi dot nga disa sportiste dhe trajnere te cilet u revoltuan duke parashtruar nje numer kerkesash shumica e te cilave ose shtriheshin pertej kompetencave ligjore te Federates Shqiptare te Peshengritjes te tilla si Kerkojme qe pas mbylljes se karrieres sportive te na sigurohet pune ne shtet si p.sh. ne garde etj. ose ishin pa sens juridik si per shembull Kerkojme shkarkimin e Presidentit te Federates i cili eshte zgjedhur me vote te lire ne perputhje me legjislacionin perkates ose ishin deri diku qesharake te tilla si ato 10-15 mije euro qe u kane tepruar na i jepni neve per kete kampionat boteror..
Natyrisht qe pjesa qe ishte per te ardhur keq ishte ajo e mohimit te paturp te faktit qe keta sportiste u grumbulluan per afro nje muaj ne mjediset e Qendres se Akomodimit te Sportisteve te sapohapur prane Agjencise per Sherbimin e Sportit e cila jo vetem u ofroi kushte te kenaqshme akomodomi por edhe nje sherbim cilesor ushqimor nga njeri prej rrjeteve te kateringut me te mire ne Tirane te denje per pergatitjet e nje boterori. Por gjithcka u mohua pa te keq duke perdorur madje edhe shprehje si per buken e gojes ushqim skandaloz e te tjera absurditete si keto.
Ajo qe vijoi ishte nje kalvar i sforcuar protestash qe kulmoi me rreshtimin me medalje ne qafe perpara Kryeministrise me shpresen se po i presim rrugen kreut te qeverise per te na degjuar hallet tona apo kushedi se cfare tjeter. Natyrisht eshte per tu lavderuar menaxhimi i kesaj situate si nga ana e Kryeministrise ashtu edhe nga Ministria e Turizmit Kultures Rines dhe Sporteve qe shmangu nje bojkot pa sens duke u dhene te drejte sportisteve vetem ne piken e kuotes se trajtimit ushqimor qe thjesht ishte vonuar pasi sic e shikoni nga tabelat bashkangjitur eshte dhene rregullisht ne 3 vitet e fundit ne perputhje me meriten.
Pas perfundimit te protestes sportistet dolen triumfues neper media me te cilat deri ne ate moment ishte perdorur here strategjia e kulacit - Te lutem te kam mik me bej nje shkrim apo me dergo nje kamera - apo here ajo e kerbacit - Me bej nje shkrim ose me dergo nje kamera se une tehellip duke theksuar se ne Antalia nuk po shkonin turistet qe kishte perzgjedhur Federata Shqiptare e Peshengritjes por ata qe e meritonin. Dhe sikunder na tregon edhe tabela e rezultateve ata qe e meritonin me te vertete bene ne Antalia nje paraqitje qe jo vetem le shume per te deshiruar por ngre edhe pikepyetje per pretendimet e sportisteve para nisjes per ne Boteror.
Ne fakt si rrallehere gazetaret sportive sidomos ata qe punojne ne gazetat politike apo ne televizione dhe radio e kane pasur te veshtire ta perligjin ne raportimin e tyre te lajmeve kete paraqitje te dobet te peshengritesve tane. Kjo per arsye se te mesuar ne kete 10-vjecar te fundit me sportiste qe ktheheshin rregullisht me medalje nga veprimtarite nderkombetare kryeredaktoret redaktoret apo drejtoret e lajmeve e kane cilesuar si mediokre paraqitjen e kuqezinjve ne Boterorin e Antalias duke e pare te udhes tu japin perparesi lajmeve te tjera me te rendesishme nga sporti ne vend dhe ne bote.
Ajo qe te ben pershtypje me teper ne kete mes eshte fakti se duke lene menjane njeren nga peshengriteset shumica e sportisteve te brezit aktual te peshengritjes shqiptare ose kane lindur pas vitit 1990 qe mund te cilesohet si ndarja e Shqiperise me komunizmin ose kane qene ne nje moshe mjaft te vogel per tu ndikuar nga sistemi komunist. E themi kete se na eshte bere tanime refren te degjojme prej ketyre sportisteve nocionin e shtetit. Pra degjojme shpesh se shteti nuk na vlereson se shteti nuk na shperblen financiarisht aq sa e meritojme apo se shteti nuk na ka krijuar kushte te pershtatshme per stervitje e te tjera si keto.
Pra ndonese kane kaluar afro dy dhjetevjecare nga renia e komunizmit ne Shqiperi ne psikozen e sportisteve shqiptare mbetet ende nocioni i shtetit si kujdestar i pergjithshem. Ajo qe keta sportiste harrojne ose nuk arrijne ta rrokin eshte koncepti qe tanime shteti ne Shqiperi nuk eshte me ai mamuthi kolektiv i komunizmit qe kujdesej apo nderhynte ne cdo detaj banal te jetes ne vend. Sot shteti eshte pergjegjes ne radhe te pare per hartimin e nje politike kombetare ne rastin aktual per sportin qe te parashtroje sigurimin e nje infrastrukture te pershtatshme te mjediseve sportive e nje legjislacioni bashkekohor dhe koherent per sportin e te tjera.
Ajo qe sportistet shqiptare dhe jo vetem ata te peshengritjes nuk arrijne ose nuk duan te kuptojne eshte se prej thuajse dy dhjetevjecareve shoqeria shqiptare funksionon mbi parimet e ekonomise se tregut. Kjo nenkupton se sikunder ndodh ne te gjithe boten sportistet duhet qe suksesin e tyre ne arenen sportive ta konvertojne edhe ne te ardhura ekonomike dhe financiare. Dhe sic ndodh ne te gjithe boten arrihet me ane te marketingut dhe reklamave pra duke ofruar imazhin e nje sportisti te suksesshem ne promovimin e nje produkti apo sherbimi te caktuar. Natyrisht qe edhe per shkak te mungeses mbase te arsimimit perkates apo te informacionit te nevojshem apo edhe per shkak te pamundesise fizike kohore sportisti nuk mund te beje dot ne te njejten kohe edhe sport edhe marketing te vetes.
Per kete arsye ekzistojne menaxheret apo agjencite publicitare te cilat kundrejt nje perqindjeje ofrojne nje sherbim te tille per sportistet e suksesshem. Sigurisht qe Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe me mundesi te kufizuara per sa i perket marketingut ne kete drejtim por brenda realitetit shqiptar mundesite ekzistojne. Dhe shembulli i kontratave publicitare te nenshkruara nga sportiste si Klodiana Shala Ornela Cuko e Sait Prizreni me AMC-ne apo ato te Erkand Qerimajt me birren Tirana dhe Universitetin Marin Barleti jane vetem disa raste qe ilustrojne se potenciali ne kete drejtim ekziston.
Pra lipset qe sportistet shqiptare te fillojne te pershtaten me ekonomine e tregut sic bejne homologet e tyre anembane botes dhe jo ti mbajne syte vetem nga shteti. Natyrisht qe eshte e vertete qe per shembull skiatorit Alberto Tomba i eshte siguruar nje pune si oficer karabinierie nga ana shteti italian apo Pirro Dhimes i eshte dhene statusi i ushtarakut nga ana e shtetit grek por po kaq e vertete eshte qe te dy keta kane qene dhe mbeten mjaft te kerkuar nga ana e bizneseve qe kerkojne qe suksesin e ketyre sportisteve te njohur ta shnderrojne ne sukses te markave te tyre.
Po kaq e vertete eshte qe ndryshe nga cndodhte deri para disa vitesh kur shperblimi i sportisteve te suksesshem shqiptare ne arenen nderkombetare varej vetem nga dashamiresia dhe nisma personale e kryeministrit te radhes sot vleresimi i tyre eshte percaktuar qarte ne ligj dhe per hir te se vertetes duhet thene se eshte i nje niveli mjaft te kenaqshem per nje vend te vogel si Shqiperia. Mjafton tu hidhni nje sy te dhenave te bashkangjitur ketij shkrimi per perfitimet financiare te disa prej sportisteve te tille si Erkand Qerimaj Romela Begaj Gerti Trasha Elvis Tabaku dhe Daniel Godelli apo trajnerit Hektor Shaqiri per te kuptuar se per nje vend si Shqiperia ku rroga mesatare luhatet nga 200 000 deri ne 300 000 leke te vjetra shperblimet jane relativisht te nje niveli mjaft te larte.
Pervec rolit te shtetit peshengritesit shqiptare jane deshmi e gjalle te pakten ne keto 10 vitet e fundit e faktit se jo vetem shteti por edhe komuniteti i biznesit ne vend ka qene teper bujar ndaj tyre. Vete presidenti i Federates Shqiptare te Peshengritjes Esat Ademi me kontributin e tij personal ka rindertuar mjediset e kesaj federate ka pasuruar edhe me teper bazen materiale sic jane palestrat boshtet shtangat e te tjera qofte nepermjet financimit personal apo qofte nepermjet lobimit prane organizmave evropiane apo atyre boterore te ketij sporti por edhe i ka shperblyer shpesh nga ana e tij sportistet si para ashtu edhe pas veprimtarive nderkombetare.
Dhe zoti Ademi nuk ka qene i vetem ne misionin e tij pasi edhe biznesmene te tjere kane bere te mundur vleresimin financiar te sportisteve qe kane ngritur lart flamurin shqiptar ne arenen sportive evropiane. Me pak fjale vullneti i biznesit por edhe i shtetit per te mbeshtetur sportistet e suksesshem ne vend nuk ka munguar por ne te njejten kohe vete sportistet duhet te fillojne te kuptojne se nuk mund te varen perjetesisht te shteti dhe se roli i ketij te fundit ne kete drejtim sic ndodh ne ekonomite e tregut do te vijoje te reduktohet vazhdimisht duke ia lene vendin biznesit privat. Rasti i protestave dhe kercenimit per bojkot ne prag te Boterorit te Antalias eshte nje fakt nje kembane qe biehellip por per vete sportistethellip