Bode: Investigimi për procedura të brendshme të bankës
13/02/2009 Mazhorancë–opozitë vijojnë replikat për bregdetin e Jalës
Ministri i Financave Ridvan Bode ka përjashtuar përgjegjësinë e qeverisë shqiptare lidhur me akuzat e opozitës për administrimin e bregdetit të Jalës. Ai deklaroi se opozita po abuzon për qëllime politike me raportin e panelit të inspektimit të Bankës Botërore. “Gjithçka thuhet është abuzim, që do të bëjë përgjegjëse qeverinë shqiptare për gjoja korrupsion në administrimin e këtij projekti. Po ju them se është një raport që paneli teknik i BB-së, që ka për mision vetëm investigime për procedura të brendshme të bankës dhe nuk ka për qëllim të investigojë qeverinë shqiptare në asnjërin prej projekteve që ne zhvillojmë me BB”, - theksoi Bode. Ai tha se nuk ka asnjë nismë individi për të prishur ndërtime pa leje, pasi kjo është përgjegjësi shtetërore e qeverisë. Thjesht marrëveshja me bankën ka detyruar përshpejtimin e procesit. “Projekti konsiston në përfundimin e një studimi dhe dhënien kompetencë autoriteteve lokale për të përcaktuar njollat e ndërtimit, akuza për njolla të vendosur të influencuara nga interesa korruptive. Kjo akuzë që përmendet në raport s’ka të bëjë me projektin e qeverisë tani, por me projektin e qeverisë së mëparshme”, - përfundoi ai. Ndërsa deputeti i LSI-së Nikollaq Neranxi akuzoi qeverinë për vjedhje të hapur dhe të pastër.
I dorëzohet urdhri “Mjeshtër i Madh”
Presidenti i Republikës dekoron rapsodin Ali Mula
Presidenti i Republikës Bamir Topi dekoroi dje me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” rapsodin Ali Mula me motivacionin: “Mjeshtrit të talentuar, që me pasion dhe dashuri të rrallë iu përkushtua hulumtimit, mbledhjes, studimit dhe transmetimit te brezat e artistëve të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës, Malësisë së Gjakovës, si pjesë e thesarit të vyer të vlerave kombëtare”. Nga ana e tij rapsodi Mula falënderoi Presidentin e Republikës për nderin dhe respektin e lartë që i bëri punës së tij shumëvjeçare. “Më lejoni, zoti President i Shqipërisë, fjalët e para nuk i thotë goja ime sot, por i thotë zemra. Ju falënderoj deri në qiell! Ky nderim i madh që më bëni ju sot, nuk është vetëm imi, është i gjithë miqve dhe shokëve të mi artistë, me të cilët bashkëpunova në jetë edhe mendoj se do të vazhdoj edhe pak. Ky nderim i përket popullit të Tropojës”, - u shpreh ai. Një urim të veçantë rapsodi u bëri edhe banorëve të Tropojës, nga të cilët gjeti mikpritjen gjatë mbledhjes së kulturës dhe traditave të tyre. Në përfundim të ceremonisë së dekorimit ansambli “Dardania” i Tropojës dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve dhanë një shfaqje artistike të një repertori folkloristik të përzgjedhur, kryesisht krijimtari të rapsodit Ali Mula.