Kompjutera kinezë për Shqipërinë, Italia bën bllok
Nga Enrik Mehmeti
Bllokimi i kontejnerit me 37.574 kompjutera e aksesorë të ndryshëm elektronik me etiketa të falsifikuara, u bë 5 ditë më parë. Ngarkesa në anijen panameze.
VLORE Dogana e qytetit të Tanatos ka bllokuar tri ditë më parë një ngarkesë me pajisje elektronike të falsifikuara me destinacion pritës portin e Vlorës e më pas tregun shqiptar, ndërkohë që në bashkëpunim me vendin e origjinës dhe atë pritës, kanë filluar hetimet për nxjerrjen e përgjegjësve para ligjit. "Jemi njoftuar zyrtarisht për bllokimin e një kontejneri mallrash, në të cilin mes të tjerave rezultojnë 37.574 kompjutera të markave të ndryshme të falsifikuar, që janë nisur nga Kina me destinacion një firmë shqiptare. Nga Guardia di Finanza e Tanatos njoftohemi për verifikimin e firmës shqiptare pritëse të mallit", - pohojnë për "Gazeta Shqiptare", drejtues të doganës Vlorë.
BLLOKIMI
Dogana e qytetit italian të Tanatos, me shkresën zyrtare nr.prot 10443, datë 23 janar 2009, njofton portin e Vlorës se është bllokuar një kontejner me destinacion këtë port, pasi në të janë gjetur një sasi e konsideru-eshme kompjuterash e pajisjesh të ndryshme elektronike të falsifikuara, të nisura nga Kina dhe me destinacion tregun shqiptar. Sipas doganës së vendit fqinj, "pas verifikimeve të specialistëve, rezulton se mallrat kineze të nisur për në Shqipëri, kanë etiketa të falsifikuara të firmave të njohura prodhuese të këtyre pajisjeve". Burime për "Gazeta Shqiptare" pohojnë se mallrat e falsifikuara dhe të bllokuara në doganën e Tanatos përbëhen nga 37.574 kompjutera, sasi të konsiderueshme SIM-USB multiple, webcam, joypad, hard disk, bluetooth/adattatori, e pajisje të ndryshme. Sipas palës italiane, ndonëse mallrat kishin në etiketa mbishkrime të prodhuesve "Microsoft", "Pioneer", "Samsung", "Epson", nga verifikimet e specialistëve e hetimet e para të Guardia di Finanza, rezulton se janë prodhime kineze të falsifikuara.
HETIMET
Sipas një deklarate për shtyp të palës italiane, anija që sillte ngarkesën e mësipërme ka flamurin panamez. Ajo ishte nisur nga Kina dhe kishte si destinacion portin shqiptar. "Që në fillim, nisur nga sasia e madhe e kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike në kontejner, ne dyshuam për origjinën e saktë të mallit dhe bëmë kontroll të hollësishëm të gjithë ngarkesës. Njëkohësisht, filluam dhe hetimet. Rezulton se mallrat që kanë etiketa të firmave të njohura të prodhimeve elektronike, janë të falsifikuara. Për këtë bllokuam ngarkesën dhe njoftuam zyrtarisht palën shqiptare", - thuhet mes të tjerave në komunikatën zyrtare të doganës italiane. Drejtues të portit dhe doganës së Vlorës, konfirmojnë ardhjen e njoftimit zyrtar për bllokimin e ngarkesës nga Italia, por nuk mësohen detaje rreth identitetit të firmës (pronarit) të mallit dhe destinacioni konkret i pajisjeve elektronike.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)