E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dendura krijojnë probleme ne rrethin e Lezhës

Rikthimi i reshjeve të dendura në vend kanë krijuar sërish probleme në rrethin e Lezhës. Komuna të tëra ndodhen nën ujë, ndërkohë që mjaft banesa mbeten të rrezikuara si shkak i reshjeve të vazhdueshme. 

LEZHE- Si rezultat i reshjeve të vazhdueshme të rëna në qarkun e Lezhës situata është rënduar ndjeshëm, duke shkaktuar probleme në zona të ndryshnme të këtij rrethi. Ky qytet vazhdon të mbetet shqetësim dhe problem sa herë që reshjet e dendura rikthehen. Në komunën e Dajçit rruga rurale në fshatin Dragush është e pakalueshme. Është përmbytur një pjesë e fushës së fshatit Kotërr dhe fshatit Gramsh po në komunën e Dajçit. Në komunën Balldre fusha e Torrovicës është e përmbytur plotësisht, ku dhe një banesë gjendet nën ujë.
Në komunën Shëngjin zona e Kunës është përmbytur si rezultat i bllokimit të kanaleve kulluese nga ndërtimet e paligjshme të kryera ndër vite. Edhe rruga kryesore që të sëegon në këtë zonë të Shëngjinit është e tëra nën ujë, ndërsa kalimi është i pamundur. Prej kohësh është ngritur problemi i saj n ga vetë banorët, por deri më tani asnjë ndërhyrje, apo masë konkrete nuk është marrë. Rruga Laç- Fushë Krujë aksi i vjetër në vendin e quajtur fshati Gjorëm ndodhet nën ujë. Komuna Fushë Kuqe ka përmbytje të konsiderueshme të tokave bujqësore, ndërsa uji i është afruar ndjeshëm edhe banesave. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›