E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd,Emergjencat: Të evakuohen 20 familjet në rrezik

Situata e krijuar disa ditë më parë, si rezultat i rrëshqitjes së tokës, në fshatin Gurë Shpat në Librazhd, ka bërë që 20 familjet që janë të përfshira në hartën e rrezikut ti bëhet evakuimi sa më parë në mënyrë urgjente, për të shmangur kështu ndonjë katastrofë të mundshme. 

LIBRAZHD- Pas përkeqësimit së situatës së krijuar nga katastrofa natyrore që preku familjet e lagjes Qafë Dardhë në fshatin Gurë Shpat të rrethit të Librazhdit është mbledhur Shtabi i Emergjencave civile. Ndërkohë që me rifillimin e reshjeve rezulton që vetëm 6 familje janë të evokuara, rreziku i katastrofës mund të jëtë fatal për fatin e dhjetëra familjeve të tjera. Në këtë lagje sipas shefit të zyrës së Emergjencave Civile të Librazhdit Agron Frakulli jetojnë 71 familje në 54 banesa, nga këto thuajse 25 janë të shkatërruara nga rrëshqitja dhe fundosja e tokës.
Për të shmangur një tragjedi me përmasa të paimagjinueshme gjatë së martës Prefekti i qarkut Shefqet Deliallisi dhe përfaqësues të këshillit të qarkut kanë zhvilluar një takim pune me drejtues të komunës së Polisit. Gjatë këtij takimi është diskutuar me shqetësim për situatën e krijuar dhe për gjetjen e zgjidhjeve më të shpejta.
Sipas burimeve zyrtare sa më parë që të jetë e mundur duhet vërë evakuimi i familjeve të tjera që janë të kërcënuara në çdo moment nga katastrofa natyrore.
Nëse afro 20 familjet e tjera që janë të përfshira në hartën e rrezikut nuk do të evakuohen me dëshirë atëherë do të kërkohet ndërhyrja e forcave të policisë së rendit për të bërë evakuimin me detyrim të tyre.
Pak ditë më parë u hodh ideja e sistemimit të përkohshëm në ambientet e ish repartit në Librazhd. Ndërkohë këtë të mërkurë në qeveri do të mbërrijë dokumentacioni i plotë për kompensimin e 25 familjeve të prekura nga katastrofa natyrore e 18 janarit. Aktualisht në këtë lagje është dëmtuar ujësjellësi dhe mbi 300 metra linearë rrugë automobilistike si dhe varrezat e të gjithë lagjes. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›