E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, dy të vdekur në një minierë

Ky është bilanci tragjik i një ngjarje të ndodhur sot në një minierë të Tropojë.

Burime nga vendngjarja thonë se ngjarja u regjistrua në minierën e Paçit, ku ka humbur jetën shtetasi Erjon Geci, 23-vjeç dhe Dritan Neza, 20-vjeç si dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.

Mësohet se viktima janë ende nën tokë për shkak të shembjes së dheut dhe po punohet për nxjerrjen e tyre. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ku njëri ndodhet në spitalin e Tropojës, ndërsa tjetri ka shkuar në shtëpi pasi ka marrë mjekim.

Miniera ishte jashtë funksionit dhe për specialistët, ishte e papërshtatshme për të punuar. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-09 17:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›