Komplikime post-zgjedhore
Punë ditësh, dhe ankthi i shqiptarëve se si do jetë rezultati i zgjedhjeve lokale të 2011-ës, do kalojë në një fazë të re, në atë të post-vendimi të Kolegjit Zgjedhor, dhe kjo bashkë me situatat e reja që do sjellë reagimi i forcave politike që preken nga ky vendim. Gjithë gabimet e këtij procesi, që u kulmuan me dhunimin e ligjit nga kryetari i KQZ-së, hapja e kutive me një akt normativ të pa votuar nga shumica që kërkohet; pranimi si të vlefshme për numërim i fletëve të kontestuara, por të pa shënuara nga mbrapa; mungesa e një hetimi tërësor i të katër kutive të qendrave problematike, çka do bënte të verifikohej nëse kishim shtim të fletëve në krahasimi me atë të votuesve; hapja e kutive të cilat nuk ishin të evidentuara si problematike nga proces-verbalet shoqëruese, por ku gjendeshin çuditërisht fletë të vlefshme, për kandidatin e pushtetit; deri dhe tek afera e votës presidenciale, pra të gjitha këto do marrin fund dhe do kalohet në një fazë të re të krizës.
Shpresa e qeverisë, që ta ulë nivelin e konfliktit në diskutimin se kjo krizë është artificiale dhe lokale, nuk qëndron pasi përveçse bëhet fjalë për kryetarin e opozitës dhe Bashkinë e kryeqytetit, mbi të gjitha problemi qëndron në cilësinë e standarteve.
Po çfarë mund të ndodhë, nëse Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ-së, ku fitues shpallet Lulëzim Basha?
Në këtë rast, kreu i opozitës do motivohet të kundërshtojë jo vetëm për shkak të shkeljes së standardit të zgjedhjeve, problem të cilin nuk e ka lënë asnjëherë në harresë; një argument më shumë do jetë dobësia e pushtetit gjyqësor dhe epshmëria e tij ndaj presioneve të pushtetit në vendimin që do japë; por në motivimin e opozitës, përveç marazit për humbjen e kryeqytetit, të do ketë pjesë edhe motivimi personal i Edi Ramës. Nëse shpallet humbës, Rama do ketë një shkak më shumë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, pavarësisht pretendimeve të kundërshtarit se ka fituar mbi njëqindmijë vota se socialistët, pasi në këto vite rezultatet zgjedhore ju kanë mësuar shqiptarëve se mund të lexohen në mënyra të ndryshme: aty ku të djathtët shohin një fitore të Aleancës për Qytetarin, socialistët shohin një rikonfirmim të tyren si partia më e madhe në vend; aty ku Berisha shikon një fitore historike, Rama shikon rezultatin më të dobët të PD-së pas 1997-ës; nëse këto zgjedhje janë një konfirmim për vazhdimësinë e qeverisjes së koalicionit në fuqi, kundërshtarët e tyre, argumentojnë se është deformuar vullneti i zgjedhësve, pasi aleancat bëhen pas zgjedhjeve, dhe mandati qeveriformues i jepet forcës së parë dhe jo asaj të dytë. Gjithashtu shumë nga partitë e koalicionit që kryeson PD-ja, janë brinjë të PS-së, të shkëputura nga kjo për arsye personale të udhëheqësve të tyre, mosmarrëveshje të cilat, në kushte të caktuara mund të sheshohen, duke e lënë PD-në pa paterica që të qëndrojë në pushtet.
Marrëveshja në distancë që ofroi Rama me fjalimin e tij ku shpalli fitoren, ishte edhe një ofertë për të qeverisur secili domenet e veta të konfirmuara nga këto zgjedhje, pa i futur shkopinj në rrota sho-shoqit deri në vitin 2013, kur janë zgjedhjet e radhës të kalendarit politik. Por kjo, si zakonisht, ose u perceptua nga Berisha si shenjë dobësie e socialistëve, dhe mundësi për ti zbythur, se sa një ofertë që bëhet në politikën normale; ose shuma e hedhur në lojë për fitoren e delfinit të tij Basha, është aq e madhe sa që nuk lejon rezultat tjetër veçse fitoren.
Të majtët nuk mund ti lejojnë vetes që t’ju heqin fitoren më domethënëse, pa të cilën dominimi në qendrat urbane të republikës, humbet kuptimin. Ndaj është shumë e mundshme, që periudha që do shoqërojë periudhën pas zgjedhore, nëse Kolegji Zgjedhor konfirmon skeptrin bashkiak të Bashës, të jetë e mbushur me tensione. Këto do vijnë pasi në një krah Rama do që të kompaktësojë radhët e veta, dhe të minimizojë kundërshtitë brenda partisë, të cilat nuk do vonojnë të ngrenë kokë dhe ti kërkojnë llogari për humbjen, qoftë kjo edhe e trukuar, por do jenë të natyrshme, pasi elektorati i majtë, është në zgrip të mbijetesës së tij politike, por edhe ekonomike, evidente ky fakt në një vend parademokratik si Shqipëria, ku qenia në pushtet, nënkupton marrjen e gjithçkaje në zotërim nga pushtetfituesi, dhe ta ngordhësh kundërshtarin politikisht dhe fizikisht.
Gjithë ky tension politik, vështirë se do përkthehet në zgjedhje të parakohshme, pasi kushtetuta nuk e mundëson këtë rrugëzgjidhje, deri sa nuk ka vullnet kryeministri i vendit për këtë opsion. Dhe me sa duket ky i fundit nuk e dëshiron këtë rrugë, jo se është i bindur në forcën morale të koalicionit që drejton, pasi në të tilla kushte një udhëheqës modern, çon vendin në zgjedhje, dukë falur dy vite qeverisje, për të fituar katër të tjera. Por për shkak se është i akuzuar për korrupsion, autoritarizëm, mungesë principesh të koalicionit dhe mungesë fondesh që mund t’i hedh si karrem në zgjedhje, faktorë të cilët mund t’i përkthehen në votë negative.
Nëse Kolegji Zgjedhor, i jep fitore Ramës, Berisha do vazhdojë t’ia përmendë këtë ngjarje, për ta dobësuar moralin dhe shkëlqimin e fitores me faktin se është rezultat i një procesi teknik, ndërsa fituesi moral dhe numerik i kryeqytetit është Basha. Gjithashtu, krijon një precedent për zgjedhjet e 2013-ës, ku nëse rezultati do jetë i ngushtë në favor të së majtës, të ketë mundësi ta kalojë për verifikim në Kolegjin Zgjedhor, ku mund të marrë fitoren jo vetëm për shkak të së drejtës, por edhe të presioneve që mund ti bëhen anëtarëve të tij, dhe ku motivimi për ta bërë këtë nuk do mungojë, pasi posti në lojë është shumë më i madh se i zgjedhjeve lokale dhe mandati i Lulzim Bashës.
Por parë në përgjithësi, ky proces zgjedhor, pavarësisht artificeve ligjore dhe politike që dolën gjatë rrugës, doli i kompromentuar, dhe besimi i publikut rishtas i dëmtuar se mund të ketë zgjedhje normale në Shqipëri. Pavarësisht se sa thonë palët vendase, anulimi i vizitës së Emanuel Barrozos, komentet negative të OSBE-së, europarlamentarëve, ambasadorëve të akredituar në Shqipëri dhe qendrave të tyre në SHBA dhe Bruksel, konfirmuan evidentimin e bërë publik nga televizionet, se politika shqiptare nuk rri dot pa futur duart në proces, për të modifikuar vullnetin e votuesve. Çfarëdo që të jetë rezultati, Berisha do ta komentojë në favor të tij, dhe të rikonfirmojë dëshirën se dëshiron të jetë ndër pikat e palëvizshme të këtij universi, dhe të sfidojë ligjet darviniane të evolucionit duke treguar se vetëm ai nuk preket, pavarësisht se jetëgjatësia e tij në pushtet, gjen shpjegim vetëm me ligjet e autokracisë, dhe jo të botës demokratike ku duam të shkojmë. Por së fundmi, rezultati është se udhëtreguesit europianë, ata që masin standardet e demokratizimit të vendit dhe shoqërisë sonë, na thanë që rruga jonë për në Europë, pas këtyre zgjedhjeve, u zgjat akoma më shumë, ndaj humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve, është si gjithmonë edhe më i pafajshmi në prishjen e tyre: votuesi shqiptar.