E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Mlladic sot para Gjykatës së Beogradit, ultranacionalistët në protesta

BEOGRAD- Ratko Mlladic pritet të dalë sot para gjyqtarit hetues të degës për krime të luftës së Gjykatës së Lartë në Beograd ndërkohë që përleshje mes policisë dhe ekstremistëve ultranacionalistë të cilët kundërshtojnë arrestimin e tij janë shënuar dje në mbrëmje në Novi Sad, në veri të Serbisë. .

MLLADIC NE GJYKATE
I arrestuar nga autoritetet e Serbisë, Mlladic u dërgua mbrëmë para gjyqtarit hetues, por dëgjimi ishte ndërprerë për shkak të gjendjes së rëndë psikofizike të ish komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës. parashikohet qe dëgjimi i të akuzuarit nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladic, duhet të vazhdoj sot para gjyqtarit hetues të degës për krime të luftës së Gjykatës së Lartë në Beograd. 

Lajmi u bë i ditur nga avokati i të akuzuarit, Millosh Shaliç,Zëvendës prokurori i Serbisë për krime të luftës, Bruno Vekariç, i cili ishte i pranishëm në dëgjim, u tha gazetarëve se te gjyqtari hetues është vërtetuar identiteti i Ratko Mlladiçit dhe se ai është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.
Ratko Mlladiç, akuzohet nga Gjykata e Hagës për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnjë Hercegovinë.
Ai u arrestua dje në mëngjes në fshatin Llazarevo afër Zrenjaninit. Procedura e dërgimit të Mlladiçit në Hagë mund të zgjasë deri në shtatë ditë.

ULTRANACIONALISTET PROTESTA
Përleshje mes policisë dhe ekstremistëve ultranacionalistë të cilët kundërshtojnë arrestimin e Ratko Mlladic kanë ndodhur dje në mbrëmje në Novi Sad, në veri të Serbisë.

Rreth 500 persona janë përpjekur të sulmojnë selinë e Partisë Demokratike të presidentit Boris Tadic dhe zyrën e tv rajonal të Vojvodinës, Rtv.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta, demonstruesit kanë hedhur gurë kundër selisë së partisë Demokratike duke shkaktuar dhe thyerjen e shumë xhamave të godinës. Ndërhyrja e policisë ka evituar dëmtimet më të mëdha, ndërsa gjatë përleshjes dy manifestues kanë mbetur të plagosur. Më përpara ekstremistët tentuan të sulmonin godinën e tv lokal të Vojvodinës, por janë ndaluar nga policia.

Më pas protestuesit janë shpërndarë në të gjithë qytetin, duke shkaktuar trazira, duke hedhur kazanët dhe duke përhapur plehrat nëpër rrugë si dhe duke shpërthyer fishekzjarre.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe presidentit Tadic.

Edhe në Beograd qindra ultranacionalistë manifestuan në qendër të kryeqytetit kanë shprehur zemërimin për arrestimin e Mlladic, por nuk janë regjistruar incidente, dhe policia ka mbikqyrur situatën.

Shefi i policisë Milorad Veljovic ka folur për një numë rtë madh të ndaluarish në Beograd dhe në Novi Sad, por nuk ka saktësuar numrin. Manifestime të tjera janë shënuar edhe në Cacak, Arandjelovac, Kraljevo e Zrenjianin, por shefi I policisë ka siguar se situatë është nën kontroll të plotë të forcave të policisë.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Serbi, arrestohet Mlladiç. Pas 7 ditësh drejt Hagës Gjenereli i pamëshirshëm Ratko Mlladic Liderë Botërorë përshëndesin kapjen e Mlladic Tirana përshendet arrestimin e Ratko Mlladiç

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›