E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komplot per vrasjen e Presidentit Barack Obama

Donin të vrisnin presidentin Obama. Dhe për të bërë këtë ishin përpjekur të fabrikonin një armë shkatërrimi në masë. FBI ka arrestuar dy persona të cilët akuzonin presidentit për atentatin e Bostonit. Glendon Skot Krouford, 49 vjec nga Nju Jork, për muaj të tërë ishte përpjekur të krijonte një mjet me rreze X që lëshon një sasi të konsiderushme rrezatimesh, të mjaftueshme për të realizuar një shpërthim. Sipas FBI, Krouford ishte reklutuar nga Erik Xhej Fajt, një 54 vjecar nga Hjuston, i cili gjithashtu është arrestuar. Ky i fundit është dhe anëtar i Ku Kluks Klan. Ai është një mekanik industrial i General Elektrik. Në bazë të provave të mbledhura dhe regjistrimeve telefonike tashmë i takon gjykatësit të vendosë nëse do ti dënojë apo jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›