E Shtunë, 31 Tetor 2026

48 ore nga zyrtarizimi dyshimet dhe sfidat e Pep Guardioles

Edhe 48 orë përpara se Pep Guardiola të marrë zyrtarisht drejtimin e Bajernit të Mynihut.
Klubi bavarez ka caktuar 24 qershorin si ditën e prezantimit. Të mëdha pritshmëritë, ashtu si sfidat e trajnerit spanjoll…
Si fillim konferenca e prë për shtyp. Vëmendja e botës mediatike do të jetë në “Allianz Arena”. Një ushtri gazetarësh, të përgatitur prej muajsh, gati të për zbuluar planin e Gurdiolës për një Bajern që gjen në majën e futbollit gjerman dhe europian.
Më pas sfidat do të jenë të gjitha teknike. Të shumta pikëpyetjet, por më e gëgjuara është një. Çfarë mund të bëjë më shumë se Jup Haikens? 
Gjithcka mbetet për t’u parë, por e sigurt është që Gurdiola do ta ketë më shumë se të vështirë të largojë “hijen” e parardhësit të tij Heinkens. 
Shumë dyshime edhe në radhët e futbollistëve. Guardiola njihet si arkitektit të një futbolli spektakolar te Barcelona. Nëse do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë Bajerni i Mynihut, shumë prej lojtarëve duhet të ndjehen të rrezikuar. Mbi të gjithë Arjen Roben. Hero në finalen e Ligës së Kampioneve, hollandezi duhet t’i lerë vendin Gëtze. Rrzikon edhe Myler. Gurdila është tifoz i lojtarëve me “këmbë të mira”. Kjo gjë mund t’I japë më shumë shanse shqiptyaro-zvicerianit, Xherdan Shaqiri. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›