"Kompozimi i qeverise, kompleks, ju kontribuuat"
Ne mbledhjen e fundit te mandatit te pare, kryeministri Berisha deklaroi se ai vete dhe ministrat kane dal krenare nga kater vitet, pergjate te cilave kane qeverisur vendin. Nisur nga fakti qe ne mbledhjen e ardhshme nje pjese e mire e ministrave aktuale, nuk do te jete te ulur prane tij ne sallen e mbledhjeve te qeverise, kryeministri Berisha deklaroi se qeveria e ardhshme do te perfitoj shume nga puna qe keta ministra ben ne mandatin e pare. Berisha shprehu falenderime te perzemerta per ministrat e tij, duke theksuar se bashkepunimi me ata do te vazhdonte. "Qeveria e ardhshme gjen nje baze, nje stacion te mirendertuar, per te kapur ne kater vite horizonte shume me te largeta se keto qe ne kapem, ne kater vitet qe shkuan", deklaroi Berisha, ne mbledhjen e fundit te qeverise. Ne menyre te vecante, Kryeministri i meshoi faktin se asnje nga ministrat nuk duhej te ndjente mosvleresim, ne rast se ai nuk do te ishte perseri pjese e legjislativit. Nisur nga fakti se nje pjese e ministrive do t'ju kalonte aleateve, Berisha i beri me dije ministrat se kompozimi i qeverise se re eshte nje proces kompleks. Ne menyre te qarte kryeministri theksoi se kishte konsiderate per te gjithe ata dhe vleresim. "Por ata nga ju qe do te mungojne, absolutisht nuk do te mungojne as nga mos konsiderata e Sali Berishes dhe as nga mungesa e kontributit te tyre paresor ne keto kater vite. Natyrisht, kompozimi do te jete kompleks dhe une jam i bindur se integriteti juaj politik eshte i mjaftueshem per te mirekuptuar zgjidhjet e ardhshme", deklaroi kryeministri Berisha. Ai theksoi se i falenderonte ministrat per sakrificat familjare te cilat ju eshte dashur te bejne per te vazhduar punen e tyre ne qeveri. Por sipas Berishes, kjo sakrifice ishte bere ne te mire te te gjithe shoqerise shqiptare.