E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama bojkoton Kuvendin per qellime personale"

Fatjona Mejdini

Kryeministri Berisha dhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta hodhen akuza te ashpra pasditen e djeshme ndaj menyres se si kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama po vepron me PS-ne dhe me institucionet kryesore ne vend. Pas nenshkrimit te marreveshjes kryeministri i beri edhe njehere thirrje kryetarit te PS-se, te hiqte dore nga rruga e bojkotit sepse ai nuk do te munde ta ndalonte dot integrimin e vendit. Nga ana tjeter Berisha theksoi se bojkoti i Rames, lidhej vetem me arsye te ngushta personale. "Konstatoj qe zoti Rama po shfaq shenja, sipas te cilave do te perdore bojkotin per qellime personale. Ai mendon se ne kete menyre do te garantoje me shume vota ne garen per kryetar te PS-se. Gjithsesi une respektoj cdo vendim te marre prej tij", deklaroi kryeministri Berisha. Nderkohe Berisha shprehu bindjen se heqja dore nga bojkoti i Kuvendit do te sherbeje ne te mire te reformimit te Partise Socialiste.

"Mendoj se per shume arsye, por edhe te trashegimise se kesaj partie, heqja dore nga bojkoti eshte nje nga kushtet themelore te reformimit ne interes me te mire te saj dhe te vendit" theksoi kryeministri. Po keshtu kreu i qeverise theksoi se ai perseri mbetej i hapur per bashkepunim ndaj socialisteve. Sipas Berishes, bashkepunimi me PS-se do ti sherbente interesave madhore te vendit. Nga ana tjeter, gjuha e kryetarit te LSI-se, Ilir Meta ndaj Edi Rames ishte edhe me e ashper. Sipas Metes, i fundit qe mund te ndihej i zhgenjyer nga zgjedhjet dhe nga kjo marreveshje ishte kryetari i PS-se, Edi Rama. Meta theksoi se zgjedhjet ishin edhe pergjegjesi e Rames dhe ai arriti te ndermerrte te gjithe skenaret negative ndaj LSI-se. "Nuk i takon Rames qe te ankohet per zgjedhjet, kur ai vete diktoi reformen zgjedhore dhe ka qene pjese e administrimit te zgjedhjeve po aq sa edhe Partia Demokratike", deklaroi kryetari i LSI-se. Sipas Metes, Rama nuk kishte kundershtime per zgjedhjet deri ne momentin kur LSI nuk ishte shprehur per kalimin e saj ne koalicionin e djathte. "Rama me dergonte ndermjetes pas zgjedhjeve dhe kerkonte qe une te behesha Kryeminister dhe te trafikonim vota", pohoi Meta. Po keshtu Berisha, theksoi se kryetari i PS-se nuk mund te flase per tradhti zemrash, sepse ishte ai i pari qe tradhtoi elektoratin e tij. Te dy aleatet e medhenj te koalicionit te ri qeveritar nuk i kane kursyer sulmet ne drejtim te kreut socialist, Rama, per te cilin kane ndare te njejtin qendrim, se politika e tij ka qene nje deshtim dhe se tashme duhet t'i kthehet Kuvendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›