Kadi: Nuk kam lidhje me terrorizmin
Tirane- Sheiku saudit per here te pare i drejtohet autoriteteve shqiptare per te liruar pronat e tij nga sekuestro si dhe t'i japin administratorit te tij Hamzeh Abu Rayyan pafajesine. Ne nje leter-porosi e cila eshte e perkthyer ne tri gjuhe, shqip arabisht dhe anglisht, e perbere nga 12 faqe, Yassin Kadi i pergjigjet 25 pyetjeve te drejtuara nga Gjykata e Krimeve te Renda. Kadi shpjegon te gjithe aktivitetin e tij privat, akuzat e tij mbi terrorizmin, konfiskimet e pasurise. Gazeta "KJ" boton te plote leter-porosine e mberitur ne vendin tone nga Arabia Saudite.
Pyetje 1: Me urdher nr. 2 Te Ministrit te Financave te Republikes se Shqiperise, te Dates 03/12/2004, plotesuar me urdhrin Nr.36 te dates 27/11/2006 dhe ne lidhje me vendimin e Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise Nr. 718, date 29/10/2004 "Per listen e personave te shpallur si financues te terrorizmit", te gjitha pasurite tuaja ne Shqiperi jane sekuestruar me urdher apo me vendim qeverie, domethene pa vendim gjykate shqiptare apo te huaj. Kur jeni njoftuar zyrtarisht per keto fakte?
Pergjigje 1: ne tetor te vitit 2001 emri im u perfshi ne listen e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara si person i dyshuar per financim te terrorizmit. Ne lidhje me perfshirjen time ne liste dua te kuptohet qarte se:
Departamenti i Thesarit te Shteteve te Bashkuara nepermjet zyres se Kontrollit te Aseteve te Huaja ("OFAC") me futi mua ne liste me 12 tetor te vitit 2001. Ne te njejten kohe u perfshiva ne liste edhe nga Thesari i Mbreterise se Bashkuar ( Te Britanise se Madhe dhe Irlandes se Veriut). Perfshirja ime ne liste u be me kerkesen e SHBA-se. Perfshirja ime ne liste nga SHBA nepermjet OAFC eshte nje mase e paster/ thjesht administrative, e cila konsiderohet te jete nje mase e perkohshme dhe qe ne asnje menyre nuk perben as argument prima facie ( ne asnje menyre nuk perben argument) kunder meje, pa le pastaj baza qe te perbeje veper kriminale. OFAC nuk ka prova te qarta ose zyrtare per te perfshire individe ne listen e saj. Per me teper nuk ka asnje kerkese nga OFAC-ja ne perputhje me parimet e paanshmerise procedurale, OFAC-se nuk i kerkohet te siguroje asnje detaj te parimeve te percaktimit te saj dhe nuk i nenshtrohet asnje detyrimi per te ndjekur ndonje standard te nje "procesi te drejte/ te ndershem ligjor apo gjykues" ne perfshirjen e personave ne liste. OFAC-it i jepet fuqi per te vepruar ne menyre te njeanshme ne lidhje me keto ceshtje mbeshtetur mbi nje urdher ekzekutiv te Presidentit te SHBA-se. Duke u mbeshtetur ne kerkesen e Shteteve te Bashkuara me 18 tetor emri im iu shtua listes se personave dhe personaliteteve te listes se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara mbeshtetur ne paragrafin 8, c te Rezolutes te Keshillit te Sigurimit Nr. 1333 te vitit 2000, e cila percakton se te gjitha shtetet duhet te marrin masa per te ngrire pa vonese, fondet dhe asetet e tjera financiare te Usama Bin Ladenit ("UBL") si dhe te individeve dhe te strukturave te lidhura me te sic percaktohen nga Komiteti. Perfshirja ime ne listen e Kombeve te Bashkuara ka efekt detyrues dhe mandatues dhe u kerkon te gjitha vendeve anetare te Kombeve te Bashkuara qe te zbatojne ngrirjen e aseteve te mia ne cdo juridiksion duke perfshire edhe Republiken e Shqiperise. Perfshirja ime ne listen e Kombeve te Bashkuara ka karakter detyrues dhe mandatues. Fakti se shtetet anetare te Kombeve te Bashkuara, te tilla si Shqiperia dhe organizata te tjera , si pershembull Bashkimi Evropian, me kane percaktuar mua ne perputhje me perfshirjen time ne listen e kombeve te Bashkuara, nuk do te thote se shtetet anetare kane ndonje fakt kunder meje ose ndonje konflikt me mua dhe as nuk do te thote se ata kane ndermarre hetimet e tyre te pavarura lidhur me mua. Mungesa e nje procesi te drejte e te ndershem eshte ilustruar ne menyre shume te qarte nga fituesi i cmimit Pulitzer, autori Ron Suskind ne vepren e tij "The price of Loyalty- Cmimi i Besnikerise", mbi ish-sekretarin e Thesarit te Shteteve te Bashkuara Paul O'Niell. Ne kete liber per te cilin autori Mr. Suskind pershkruan sesi menjehere si rrjedhoje e sulmeve te 11 shtatorit, pati presion te jashtezakonshem mbi Thesarin e Shteteve te Bashkuara per te vepruar me shpejtesi per identifikimin dhe ngrirjen e aseteve perpara shpalljes nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara me 24 shtator.
"Me shpejtesi grupi levizi ne dy nivele " vendosja e nje strukture te re ligjore per te ngrire asetet mbi baze te te dhenave qe nuk mund te cohen ne gjykate dhe ngrirja e "standardit te kujdesit" qe pritej te vinte nga individe, biznese dhe agjente/ asgjesi te besueshem ne bote. Kjo do te thote se fondet e cdokujt te lidhura me nje person ose strukture te lidhur me terrorizmin mund te ngriheshin. Kjo nenkuptonte nje standard pergjegjesie te rrepte per drejtoret, menaxheret ose zyrtaret e kompanise dhe aksioneret e rendesishem. Per arsye se fondet mund te ngriheshin dhe jo te konfiskoheshin, pragu i te dhenave mund te ishte me i ulet dhe rrjeti me i gjere...Me shpejtesi u nenshkrua nje urdher ekzekutiv dhe iu bashkua nje standardi te ulet ligjor nje mandati te zgjeruar dhe me pas nje rezolute paralele e Kombeve te Bashkuara i dha asaj force mbareboterore. Tashme gjithcka qe duhej bere ishte kapja e disa aseteve dhe kjo me shpejtesi. Presidenti duhet te shpallte nje urdher te ri ekzekutiv me 24 shtator duke nisur lunder terrorizmit. Ai kishte nevoje te shenjonte disa asete. "ishte pothuajse komike", thoshte Aufhauser. "Ne thjesht futem ne liste sa mundem dyshime te zakonshme dhe thame: Le te te ngrijme disa nga asetet e tyre.
Qe nga 21 tetori kur une u perfshiva ne liste, sa here qe eshte ngritur ndonje pretendim une i jam pergjigjur drejtperdrejt, hapur dhe me ndershmeri, ndaj cdo ceshtje apo interesimi te ngritur nga autoritetet. Kur ka qene e mundur, une kam shkuar edhe me tej duke dhene ne menyre vullnetare shpjegime te detajuara me dokumente mbeshtetese per cdo ceshtje qe mund te ishte potencialisht me interes edhe pse nuk kane qene te ngritura ne menyre specifike nga autoritetet. Pavaresisht hetimeve te zgjatura dhe te gjera nga nje numer autoritetesh zbatuese ne te gjithe boten qe nga tetori 2001 kur une u perfshiva ne liste, une nuk jam gjykuar dhe jo me te jem shpallur fajtor per ndonje veper kriminale ne lidhje me terrorizmin ne asnje vend te botes ( per sa jane ne dijeni keshilluesit e mi ligjore). Hera e pare qe une kam degjuar per vendimin e Kombeve te Bashkuara ka qene kur une u kontaktova nga shtypi pas publikimit me 12 tetor 2001 te njoftimeve per shtyp nga Thesari i Mbreterise se Bashkuar ( te Britanise se Madhe dhe Irlandes se Veriut). Dhe nga Departamenti i Thesarit te Shteteve te Bashkuara. Efekti i ketyre njoftimeve te shtypit nuk ka qene vetem ngrirja e aseteve te mia, por edhe ndalimi qe une te mos ushtroja asnje forme biznesi si dhe etiketimi qe mu be mua pa asnje argument bindes si terrorist dhe mbeshtetes i terrorizmit pa asnje fakt per mbeshtetje te terrorizmit. Vetem mbi baze te perfshirjes time ne listen e Kombeve te Bashkuara, nje mase kjo thjesht administrative, autoritetet shqiptare nisen ndaj meje hetim per veper penale duke me akuzuar per pastrim parash. Pas kesaj, autoritetet shqiptare shtuan nje akuze tjeter kunder meje e qe ishte: financimi i terrorizmit. Gjate tete vjeteve qysh atehere, keto hetime dhe masa kane shkaktuar dem te pallogaritshme jo vetem ndaj meje dhe bizneseve te mia ne Shqiperi, por edhe bizneseve te te gjitha kompanive te lidhura me mua ne Shqiperi.
Ne kohen kur u fillua hetimi per veper kriminale kunder meje ne Shqiperi dhe ne zbatim te vendimit te prokurorise ne janar 2002, gjykata e Tiranes mori vendimin, supozuar si mase e perkohshme, per konfiskimin e cdo llogarie bankare te te gjitha kompanive te mia si edhe konfiskimin e pasurive te patundshme te nje prej kompanive te mia tregtare ne Shqiperi e qe eshte Kompania "Karavan Construction & Development". Qysh atehere kane kaluar pothuajse tete vjet dhe asetet e mia vazhdojne te jene te ngrira pa kufizim kohor. Larg se qeni nje mase "e perkohshme", ky veprim eshte plotesisht i pajustifikuar dhe nje nderhyrje e madhe ne te drejtat e mia themelore te njeriut.
Ne lidhje me asetet e tjera te kompanive te mia tregtare ne Shqiperi, deri ne keto caste, une nuk di nese ekziston ndonje vendim gjyqesor zyrtar qe te urdheroje konfiskimin e tyre.
Gjithsesi, une sigurisht qe kam dijeni se ne maj 2002 Zyra per Kontrollin e Aseteve te Huaja (OFAC) e Departamentit te Thesarit te Shteteve te Bashkuara qendroi per tri jave ne Shqiperi duke hetuar aktivitetet e mia tregtare dhe te bamiresise. OFAC intervistoi nje numer deshmitaresh dhe analizoi nje numer te konsiderueshem dokumentesh. Raporti i OFAC-se mbi viziten e tij ne Shqiperi iu eshte bere i njohur edhe avokateve te mi. Ne raportin e saj OFAC-ja shprehet se dokumentet qe ajo ka vezhguar "nuk shprehin kategorikisht se "Une" kam transferuar fonde ne mbeshtetje te aktiviteteve terroriste ne vendet e Ballkanit nepermjet kompanive [te mia] shqiptare."
Shtoj edhe faktin se pas tri vjet hetimesh, hetimi per veper penale kunder meje ne Shqiperi Nr. 2122 i vitit 2001 eshte pezulluar me vendimin e Zyres se Prokurorit te Pergjithshem ne Shqiperi ne dhjetor 2004. Eshte e rendesishme te permenden fjalet e vendimit te dates 26 dhjetor 2004 te Aleksander Goges, prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme. Ne lidhje me pushimin e ceshtjes penale Mr. Goga shprehet se:
"Per te pasur elementet e aktit kriminal te "pastrimit te parave" ... eshte e domosdoshme qe personi i cili akuzohet per kete akt/veper kriminale t'i kete fituar parate nepermjet aktivitetit kriminal te tilla si per shembull vrasje, grabitje, kontrabande etj. Hetimet kunder Jassin El-Khadij nuk kane provuar qe ky person te kete kryer ne Republiken e Shqiperise krime/vepra penale te ketij lloji ose te tjera qe t'i kene sjelle atij ose kompanive qe ai ka themeluar perfitime financiare. Gjithashtu, sipas keqyrjes se dokumenteve te sekuestruara, nuk mund te arrihet ne perfundimin se Yassin Al-Qadi ka transferuar fonde per te mbeshtetur aktivitete terroriste nepermjet kompanive tregtare ne perkatesi te tij ne Shqiperi. Ne keto kushte, kur nuk kemi asnje burim te dhenash kunder qytetarit nen hetim, Yassin Al-Qadi, ...une vleresoj se ceshtja penale duhet te pushohet."
Gjithashtu edhe ne Zvicer eshte hequr dore nga hetimet kunder meje ne dhjetor te vitit 2007 pas nje hetimi te plote te dokumentacionit dhe te deshmive nga autoritetet zviceriane te cilat zgjaten me shume se gjashte vjet. Hetime te njejta ne Turqi (edhe ne Shqiperi, sic permenda me lart) u pushuan pasi hetimet atje treguan qarte se nuk kishte asnje baze mbi te cilat une te ndiqesha penalisht. Ne lidhje me rregullat e ngrirjes te miratuara nga Bashkimi Evropian, une i referohem vendimit te 3 shtatorit 2008 te Dhomes se Madhe te Gjykates Evropiane te Drejtesise (ECJ) ne Luksemburg e cila ne menyre unanime lejoi apelimin tim kunder vendimit te vitit 2005 te Gjykates se Shkalles se Pare (CFI) qe mbante te ngrira asetet e mia.
Te 14 gjyqtaret e Gjykates Europiane te Drejtesise ne menyre unanime vendosen se gjykimi i meparshem i Gjykates se Shkalles se Pare duhet te shfuqizohej dhe se vendimi i hedhur poshte tashme i ngrirjes duhet te anulohej perderisa ai ka te beje me mua mbi ate baze se ai cenon qarte te drejtat e mia themelore te njeriut per pronen, te drejten time te ligjitime te ndjekjes/degjimit te procedurave dhe te drejten time te keqyrjes reale te procesit gjyqesor. Gjykata vendosi se e drejta ime themelore per te m'u degjuar fjala dhe e drejta ime per keqyrje reale te procesit gjyqesor "ne menyre te qarte nuk ishin respektuar". Gjykata Europiane e Drejtesise shfuqizoi vendimin e meparshem te Gjykates se Shkalles se Pare si edhe anuloi vendimin e hedhur poshte tashme te ngrirjes perderisa ai ka te beje me mua. Keshilli dhe Komisioni u urdheruan te me paguajne mua shpenzimet e te dy gjyqeve, edhe ate perballe Gjykates se Shkalles se Pare, edhe ate ne Apel perpara Gjykates Europiane te Drejtesise (ECJ). Duke permbledhur: Sa here qe mua me eshte dhene mundesi e ndershme per t'iu pergjigjur pretendimeve ndaj meje dhe te paraqes fakte, une e kam bere nje gje te tille me shume sukses.
Une po pyetem ne menyre specifike per urdhrin e Ministrit te Financave te Republikes se Shqiperise Nr.2 te dates 3 dhjetor 2004 qe" urdheron ngrirjen dhe konfiskimin e llogarive bankare te te gjitha kompanive te lidhura me mua ne Shqiperi dhe konfiskimin e gjithe pasurive te paluajtshme te kompanise "Karavan Construction & Development". Me ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve te mia dhe te kompanive te mia pa limit kohor, autoritetet shqiptare kane tejkaluar kufirin e cdo kompetence qe iu japin atyre rezolutat perkatese te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe kane vepruar ne kundershtim me ligjin nderkombetar. Une i referohem paragrafit 8 c) te Rezolutes se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (UNSCR) Nr. 1333 te vitit 2000 qe u kerkon (dhe vetem u kerkon) shteteve "qe te ngrijne pa vonese, fondet dhe asetet e tjera financiare te Usama Bin Ladenit si edhe te individeve dhe te strukturave te lidhura me te sic percaktohen nga Komiteti". Nuk eshte as pikesynimi dhe as qellimi i Rezolutes se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara Nr. 1333 te vitit 2000 qe te autorizoje shtetet qe te ndermarrin ndonje veprim kunder pasurise sime (ose kunder pasurise se ndonje prej kompanive te lidhura me mua) pertej thjesht vetem ngrirjen e aseteve te mia. Une jam tejet i shqetesuar se veprimi i autoriteteve shqiptare shkon shume me larg se nje ngrirje e aseteve dhe arrin deri ne sekuestrimin ose konfiskimin e aseteve. Ne te njejten menyre qeveria shqiptare nuk ka asnje kompetence te sekuestroje ose te konfiskoje asetet e mia per t'i shfrytezuar ato vete. Ky veprim i tyre ne konfiskimin e atyre aseteve eshte ne kundershtim me ligjin nderkombetar. Une kurre nuk jam informuar zyrtarisht ne lidhje me permbajtjen e urdhrit te ngrirje/konfiskimit te dates 3 dhjetor 2004 dhe per sa kam une dijeni, nuk ka pasur asnje njoftim zyrtar per kompanite e mia tregtare ne Shqiperi. Edhe nje here tjeter kjo eshte ne kundershtim me te gjitha parimet e drejtesise normale dhe te nje procesi te ligjshem dhe te ndershem. Nga ana e tyre, avokatet e mi ne Shqiperi jane njohur me kete vendim vetem me ane te medias. Nepermjet avokateve te mi ne Shqiperi une kam ngritur ankimim kunder ketij vendimi ne Gjykaten e Tiranes dhe ceshtja akoma nuk eshte marre ne shqyrtim.
Avokatet e mi ne Shqiperi kane sqaruar se ne perputhje me ligjin shqiptar te konfiskimit te pasurive, nje veprim ngrirje ose konfiskimi i aseteve duhet te behet vetem me vendim gjykate dhe me ane te nje urdhri te Ministrit te Financave, sic ka ndodhur ne rastin tim. Une gjithashtu arrij te kuptoj se urdhri ministror eshte leshuar perpara se te pushohej ceshtja penale kunder meje. Kjo eshte nje arsye tjeter pse urdhri ministror eshte i paligjshem, perderisa ai nuk eshte leshuar pas pushimit te ceshtjes penale. Per te gjitha arsyet e mesiperme une jam i bindur se asetet e mia dhe asetet e kompanive te mia ne Shqiperi jane konfiskuar ne menyre te paligjshme.
Me duhet te permend ketu se, per sa une jam ne dijeni, nuk ekziston asnje vendim tjeter nga Gjykata shqiptare ose nga ndonje gjykate tjeter qe te urdheroje per konfiskimin e aseteve te mia ne Shqiperi.
Pyetje 2: Cili eshte administrator sot i shoqerise "Loxhall" sh.p.k ne Tirane, Shqiperi?
Pergjigjja 2: Per lehtesi gjate gjithe pergjigjeve te mia do t'i referohem kesaj shoqerie me "Loxhall SHPK". Une konfirmoj se administrator i shoqerise "Loxhall SHPK" ne Shqiperi eshte Hamza Abu Rayyan qe nga viti 1994.
Pyetje 3: A jeni njoftuar nga Gjykata Shqiptare per ndryshimin e administratorit te "Loxhall sh.p. k" qe eshte ne pronesine tuaj?
Pergjigjja 3: Deri ne kete moment une nuk kam dijeni per asnje vendim gjykate qe te urdheroje per zevendesimin e administratorit Hamza Abu Rayyan.
Pyetje 4: A jeni ne dijeni se shoqeria juaj ne Shqiperi sot me date 10/12/2008 (dhjetor 2008) eshte subjekt tatim-pagues perballe institucioneve Tatimore te Republikes se Shqiperise? A jeni subjekt i ligjshem sot?
Pergjigjja 4: Shoqeria "Loxhall sh.p.k" ushtron aktivitetet e saj ne perputhje te plote me ligjet shqiptare dhe paguan plotesisht dhe rregullisht te gjitha detyrimet dhe taksat sipas ligjit shqiptar deri ne kete dite. Une gjithashtu konfirmoj se qysh prej perfshirjes sime ne liste nga Kombet e Bashkuara ne tetor te vitit 2001, per sa une jam ne dijeni, nuk ka pasur asnje vendim te kundert ndaj meje ne asnje gjykate civile ose penale ne asnje vend te botes.
Pyetje 5: Qe nga regjistrimi i shoqerise tuaj "Loxhallshp.k." ne Republiken e Shqiperise, sa kallezime keni pasur nga Drejtoria e Pergjithshme e Pastrimit te Parave ne Ministrine e Financave dhe perse jane bere keto kundra jush?
Pergjigja 5: Une nuk kam dijeni per asnje kallezim te bere kunder shoqerise "Loxhall shp.k." ne Shqiperi. Une kam dijeni per procedurat hetimore qe jane kryer ne lidhje me nje numer kompanish te tjera ne Shqiperi te lidhura me mua gjate ceshtjes pénal nga autoritetet shqiptare nga viti 2001 deri ne dhjetor 2004. Ne fund te ketyre procedurave nuk u vertetua asgje e gabuar. Gjithashtu me duhet te permend se une e di se ka pasur edhe nje hetim tjeter nga ana e sektorit te taksave ne tetor 2008 per shumen 10 milione leke shqiptare dhe se perfundimi i ketij hetimi ishte se kjo shume ishte shpenzuar konform ligjeve te shtetit.
Pyetja 6: Per periudhen 2005-2006 rezulton se shoqeria "Loxhall sh.p.k" nuk ka shperndare fitimin e akumuluar ne vite dhe shuma prej 10.089.604 leke shqiptare (80 000 euro) nuk ekziston ne arken e shoqerise "Loxhall shp.k" dhe nuk eshte dorezuar ne organet kompetente. Sa jeni ju ne dijeni per kete fakt dhe a eshte fshehur kjo shume?
Pergjigia 6: Une nuk kam vizituar Shqiperine qysh nga prilli 2001. Natyrisht, qysh kur u ngrine asetet e mia ne vitin 2001 une nuk kam udhetuar askund jashte Mbreterise se Arabise Saudite. Duke qene keshtu, ceshtjet qe referohen ne kete pyetje, nuk jane te njohura nga une personalisht. Per sa une kam dijeni, administratori i pergjithshem Hamza Abu Rayyan asnjehere nuk eshte marre me ndonje transaksion te padrejte ose te paligjshem dhe ka vepruar gjithnje ne pajtueshmeri te plote me ligjet dhe rregullat aktuale qe aplikohen ne Shqiperi. Pas ketij sqarimi, pergjigja ime per pyetjen tuaj eshte se, per sa une jam ne dijeni, Hamza Abu Rayyan nuk ka fshehur ose zhdukur asgje. Une jam ne dijeni se shoqeria "Loxhall sh.p.k." pati afersisht 140 000 euro fïtime per ate vit. Rreth 60 000 (EURO) u futen ne banke. Pjesa e mbetur prej 80 000 (EURO) (afersisht) u mbajt ne dore nga Hamza Abu Rayyan per shpenzime te parashikueshme dhe shperndarje per te mbuluar taksat qe paguhen, shpenzimet e ceshtjeve gjyqesore per gjyqet qe vazhdojne, legalizimin dhe perkthimin e dokumenteve qe nevojiten per t'u paraqitur ne gjyqe dhe prane dikastereve shteterore ne Shqiperi, shpenzime te tjera per hetime ne vazhdim, taksat dhe pagat e avokateve, per te punesuarit ose paga e Hamza Abu Rayyan duke perfshire pjesen e tij te fitimit prej 30%, shpenzimet e udhetimit te punes, ose shpenzimet e mirembajtjes se shoqerise. Asnjehere ose qysh nga shenjimi im dhe perfshirja e emrit tim ne liste nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kombet e Bashkuara mua nuk me eshte bere asnje pagese ose ndokujt tjeter me porosi nga une.
Pyetja 7: A ka marre dijeni Hamzah Abu Rayyan per venien ne sekuestro te shoqerise nga ana e Ministrise se Financave ne Republiken e Shqiperise?
Pergjigjja 7: Une sugjeroj se Hamza Abu Rayyan eshte ne pozite shume me te pershtatshme sesa une per t'iu pergjigjur kesaj pyetje. Per sa une kam dijeni, Hamza Abu Rayyan nuk ka marre asnje njoftim zyrtar nga Ministria Shqiptare e Financave ne lidhje me konfiskimin e aseteve te shoqerise "Loxhall shp.k." Une e di se ka pasur nje urdher tjeter te Ministrit te Financave ne lidhje me "Loxhall shp.k. ", Nr. 36, ne nentor 2006, por as edhe ky urdher nuk me eshte njoftuar zyrtarisht as mua, as administratorit te Kompanise dhe as avokateve te mi ne Shqiperi. Ky eshte nje shembull tjeter i mungeses se plote te drejtesise se natyrshme ose e nje procesi te drejte e te ndershem, ose ne lidhje me procedurat qe jane aplikuar ndaj meje.
Pyetja 8: A jeni ne dijeni ju personalisht se i mbrojturi prej meje Hamzah Abu Rayyan ka fshehur, tjetersuar duke vazhduar aktivitetin e shoqerise qe eshte prone e juaja, ne menyra te ndryshme, shumen prej 10.089.604 leke shqiptare qe figuron gjendje ne arken e shoqerise me qellim per te shmangur vendndodhjen e saj?
Pergjigjja 8: Une i referohem pergjigjes sime ne pyetjen 6 me lart. Une e perseris edhe nje here se per sa une jam ne dijeni Mr. Hamzah nuk ka fshehur ose keqperdorur asnje fond te tille ose shuma per te cilat ai ne menyre te pajustifikuar akuzohet nga prokuroria.
Pyetja 9: Ne lidhje me administratorin e shoqerise "Loxhall sh.p.k. " qe eshte i pandehur perpara Gjykates per Krime te Renda ne Shqiperi per fshehjen e fondeve per fïnancim terrorizmi, a mund te na thoni se cfare konkretisht ka fshehur apo tjetersuar i pandehuri Hamzeh Abu Rayyan nga fondi apo pasuria e shoqerise "Loxhall sh.p.k." qe eshte ne pronesine tuaj?
Pergjigjja 9 :Une e perseris se une nuk kam qene ne Shqiperi qysh nga prilli i vitit 2001 dhe, ne te vertete, nuk kam udhetuar jashte Mbreterise se Arabise Saudite qysh nga perfshirja ime ne liste ne menyre te pajustifikuar ne tetor 2001 dhe, per rrjedhoje, ceshtje te tilla jane jashte dijenise sime personale. Megjithate, per sa une kam dijeni, Hamza Abu Rayyan nuk i ka fshehur ose zhdukur asgje askujt. Ai nuk ka pasur asgje ne dore per te fshehur dhe asgje nga asetet e shoqerise nuk jane keqperdorur ose cenuar prej tij.
Pyetja 10: Kur eshte themeluar ne Shqiperi shoqeria "Loxhall skp.k" dhe me cfare kapitali?
Pergjigjja 10: Shoqeria "Loxhall shp.k." eshte themeluar ne Shqiperi ne vitin 1993 dhe kapitali i saj themelor ishte 10 000$ (dollare amerikane).
Pyetja 11: Pronat e shoqerise jane blere me mjetet tuaja financiare si individ apo te shoqerise?
Pergjigjja 11: Asetet/pronat e shoqerise jane blere nga mjetet e mia personale si individ.
Pyetje 12: Nese keni investuar si individ ne blerjen e aseteve, si behej shlyerja e detyrimit qe kishte shoqeria ndaj jush ne blerjen e aseteve?
Pergjigjja 12: Detyrimet mua me jane shlyer me kalimin e kohes gjate aktivitetit fitimprures te shoqerise.
Pyetja 13: Me perfshirjen tuaj ne listen e Keshillit te Sigurimit te OICB-se si i dyshuar per financim te terrorizmit, a ju ka paraqitur administratori Rayyan ndonje kerkese per doreheqje?
Pergjigjja 13: Pasi emri im u perfshi ne listen e Keshillit te Sigurimit te personave te dyshuar per financim te terrorizmit, Hamza Abu Rayyan me paraqiti mua doreheqjen e tij dhe me kerkoi ta liroja ate plotesisht nga funksionet e tij. Per arsye se as Hamza Abu Rayyani dhe as une nuk kemi bere asnje shkelje ligjore dhe per arsye se nuk kishte asnje zevendesues tjeter per te marre pergjegjesine e administratorit te shoqerise "Loxhall sh.p.k", ne rame dakord qe Hamza Abu Rayyan duhet te vazhdonte detyren e tij dhe te ruante dhe te kujdesej per asetet e kompanise ne perputhje te plote me ligjet e shtetit shqiptar me qellim qe te sqarohej situata.
Pyetja 14: A ka pasur ndonje marreveshje gojore midis jush dhe administratorit Hamza Abu Rayyan lidhur me perdorimin e parase suaj?
Pergjigjja 14: Ka pasur nje marreveshje gojore me Hamza Abu Rayyanin ne lidhje me menyren se si do te perdoreshin parate e mbetura nga fitimi neto. Per kete une i referohem deshmise sime te dates 8 nentor 2006.
Pyetja 15: Nese ka pasur mosmarreveshje, cilat kane qene ato?
Pergjigjja 15: Per kete une i referohem deshmise sime te dates 8 nentor 2006.
Pyetja 16: A eshte raportuar nga administratori i shoqerise per rezultatet ekonomiko-financiare te shoqerise tek ju dhe a keni dijeni sa ka qene shuma e parase se lire per shlyerje detyrimi ndaj jush per periudhen 01 dhjetor 2004 - 31 dhjetor 2006?
Pergjigjja 16: Po. Administratori i kompanise "Loxhall sh.p.k." sigurisht qe me ka raportuar mua here pas hère ne lidhje me rezultatet tregtare dhe financiare per periudhen kohore te permendur me siper duke perfshire edhe informacionin ne lidhje me te ardhurat dhe me shpenzimet dhe gjithcka lidhur me veprimtarine e ligjshme te shoqerise.
Pyetja 17: Per periudhen dhjetor 2004 e ne vijim deri ne dhjetor 2006, ju eshte derguar ndonje pagese nga fitimet e shoqerise, eshte kryer ndonje pagese per llogarine tuaj? Nese po, cfare shume dhe kur?
Pergjigjja 17: Gjate periudhes kohore sic permendet ne pyetje nga dhjetori 2004 deri ne dhjetor 2006 asnje pagese, ose transferte parash e cdo lloji qofte, ose perfitim nuk me eshte dhene ose derguar mua nga shoqeria ose nga Hamza Abu Rayyan nga cdo lloj aktiviteti i "Loxhall sh.p.k" Une e kam keshilluar Mr. Hamza Abu Rayyanin gojarisht qe ai nuk duhet te me dergoje mua asgje nga pronat ose nga aktiviteti i shoqerise derisa ceshtja ime te mbyllet plotesisht dhe ne menyre ligjore.
Pyetja 18: Keni ndonje pretendim nga ana juaj per menyren e administrimit te shoqerise nga administratori Rayyan?
Pergjigjja 18: Asnje lloj pretendimi. Per sa di une, Mr Hamza Abu Rayyan iu eshte permbajtur plotesisht te gjitha ligjeve aktuale ne fuqi dhe rregullave qe zbatohen ne Shqiperi dhe e ka permbushur detyren e tij ne menyren me te mire te mundshme ndaj meje, ndaj ligjit dhe ndaj autoriteteve shqiptare ne kushte jashtezakonisht te veshtira dhe sfiduese.
Pyetja 19: Jeni vene ne dijeni per ndonje vendim gjyqesor sekuestrimi te pasurive te shoqerise "Loxhall sh.p.k." ose per ndonje njoftim per marrjen ne dorezim nga shteti te pasurive te shoqerise, drejtuar ju, perfaqesuesit tuaj me prokure ne Shqiperi apo administratorit te shoqerise "Loxhall sh.p.k."?
Pergjigjja 19: Une iu referohem pergjigjeve te mia 1 dhe 7 me lart. Une e kuptoj se keto pasuri jane efektivisht te shpronesuara/konfiskuara nga shteti shqiptar ne menyre arbitrare ne prill 2008 dhe pa asnje njoftim as te administratorit te shoqerise dhe as te perfaqesuesve te mi te ligjshem ne Shqiperi.
Pyetja 20: A keni dijeni per ndonje proces-verbal te mbajtur per marrjen ne dorezim te pronave midis shtetit dhe perfaqesuesve tuaj ligjore ne Shqiperi?
Pergjigjja 20: Per sa une di dhe per sa une jam i bindur, asnje nga perfaqesuesit e mi ligjore ne Shqiperi nuk eshte njoftuar formalisht ne ndonje menyre zyrtare ne lidhje me konfiskimin nga shteti shqiptar te pronave te shoqerise. Une e di se qiramarresve te mi ne pronat e marra nen menaxhim nga Administrata e caktuar nga Ministria e Financave, iu eshte kerkuar nga administratori te paguajne qira me te larte. Disa qiramarres kane refuzuar dhe si rezultat pronat jane marre ne dore nga Administrata e caktuar nga Ministria e Financave. Kjo Administrate ka deshtuar te gjeje qiramarres te tjere dhe keto prona kane mbetur bosh me nje humbje qe i shkaktohet "Loxhall sh.p.k."
Pyetja 21: A jeni vene ne dijeni per zhvillimin e proceseve gjyqesore civile te shoqerise "Loxhall", shoqerive te tjera prone e juaj apo tuajat direkt ne Republiken e Shqiperise si dhe shpenzimet perkatese?
Pergjigjja 21: Per sa une kam dijeni dhe per sa une jam i bindur, une jam vene ne dijeni me te gjitha ceshtjet gjyqesore civile ne lidhje me mua, ose me "Loxhall sh.p.k", ose me cdo shoqeri tjeter te lidhur me mua ne Republiken e Shqiperise dhe me te gjitha shpenzimet e tyre perkatese.
Pyetja 22: A jeni njohur ju me akuzen qe i behet administratorit tuaj ne Shqiperi Mr. Rayyan?
Pergjigjja 22: Une jam informuar per disa akuza te pretenduara te bera kunder Hamza Abu Rayyanit dhe, per sa une kam dijeni, nuk ka absolutisht asnje baze per pretendime te tilla. Hamza Abu Rayyan akuzohet per pastrim parash ndersa, sic e kam shpjeguar tashme, parate jane shpenzuar per qellime te drejta dhe te ligjshme te shoqerise "Loxhall sh.p.k."
Pyetje 23: Ne urdhrin nr. 2 date 03/12/2004 te Ministrit te Financave te Republikes se Shqiperise eshte vendosur sekuestrimi i llogarive te identifikuara ne emer te Yassin Al-Qadi dhe nder te tjera edhe llogaria me numer 200, 203, 200515, 413377 ne Banken Amerikane te Shqiperise ne te cilen llogaria e fondit eshte ne formen e nje bashkellogarie mes Yassin Al-Qadi dhe Hamzah Abu Rayyan. A keni qene ne dijeni te ketij urdhri dhe a jeni informuar nga i pandehuri Hamza Abu Rayyan ne lidhje me permbajtjen e tij?
Pergjigjja 23: Ne lidhje me urdhrin Nr. 2 te 3 dhjetorit 2004 une i referohem perseri pergjigjeve te mia per pyetjet 1 dhe 7 me lart. Une shtoj ketu se une kurre nuk kam mbajtur ndonje numer llogarie te perbashket bankare me Hamza Abu Rayyanin qofte ne Shqiperi, qofte ne ndonje vend tjeter te botes.
Pyetja 24: Cili ka qene reagimi juaj dhe si keni vepruar pas ketij njoftimi?
Pergjigjja 24: Sic eshte sqaruar ne pergjigjen ndaj pyetjes 1 me lart, une po kundershtoj perpara gjykatave ne Shqiperi urdhrin nr. 2 te 3 dhjetorit 2004 dhe jam ne pritje te vendimit gjyqesor te gjykates shqiptare.
Pyetja 25: A jeni informuar rregullisht nga administratori Hamza Abu Rayyan per aktivitetin e shoqerise "Loxhall Limited sh.p. k. " dhe per veprimet ndaj saj nga ana e Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave, Agjensise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara (prane Ministrise se Financave te Republikes se Shqiperise) dhe Prokurorise se Krimeve te Renda?
Pergjigjja 25: Une jam informuar nga Hamza Abu Rayyan se Kompania "Loxhall sh.p.k." ka vazhduar aktivitetin e saj plotesisht te ligjshem te dhenies me qira te pasurive te patundshme. Une e di se eshte Shteti Shqiptar (Agjensia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara) e cila praktikisht e ka lejuar shoqerine te vazhdoje aktivitetin e saj duke debuar qiramarresit e saj dhe duke okupuar ndertesat/ambientet e shoqerise. Nga njera ane Agjencia e Sekuestrimit te Pasurive te Sekuestruara eshte pjese dhe ne varesi te Ministrise se Financave e cila ka konfiskuar pronat e mia, ne te njejten kohe, nga ana tjeter, eshte vete kjo Agjenci qe praktikisht ka debuar qiramarresit e mi dhe po shfrytezon pasurite e patundshme te shoqerise sime si zyra te saj, duke lejuar ne kete menyre vazhdimin e aktivitetit tregtar te shoqerise. Une e perseris se paragrafi 8 c) i Rezolutes se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara Nr. 1333 te vitit 2000 qe u kerkon (dhe vetem u kerkon) shteteve "qe te ngrijne pa vonese, fondet dhe asetet e tjera financiare te Usama Bin Ladenit si edhe te individeve dhe te strukturave te lidhura me te sic percaktohen nga Komiteti". Nuk eshte as pikesynimi dhe as qellimi i Rezolutes se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara Nr. 1333 te vitit 2000 qe te autorizoje shtetet qe te nderrmarin ndonje veprim kunder pasurise sime (ose kunder pasurise se ndonje prej kompanive te lidhura me mua) pertej thjesht vetem ngrirjen e atyre aseteve. Mbi kete baze, Qeveria Shqiptare nuk ka asnje kompetence cfaredo qofte qe te sekuestroje apo te konfiskoje pronat e mia per shfrytezimin e tyre po nga ajo vete.
Askund ne vendimin e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara nuk gjendet ndonje autorizim per Republiken e Shqiperise (ose per ndonje shtet tjeter) per te konfiskuar ose shpronesuar asetet e mia ose ato te kompanive te mia. Jo vetem qe nuk ka asnje autorizim mbeshtetur ne ligjin nderkombetar per shpronesimin e pronave te kompanise sime ne Shqiperi, por as nuk ka pasur asnje vendim te ndonje gjykate ne Shqiperi qe te urdheroje per konfiskimin e aseteve te "Loxhall sh.p.k". Eshte e sanksionuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise se konfiskimi eshte pergjegjesi e institucioneve te ligjit dhe nuk eshte pergjegjesi e organeve administrative. Une jam informuar se ndarja e qarte dhe e prere ndermjet kompetencave te ketyre institucioneve qeverisese eshte e shprehur qarte ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Per me teper perfaqesuesve te mi nuk u eshte dhene asnje mundesi per te me perfaqesuar mua ne kundershtim me parimet e pranuara per nje proces te drejte e te ligjshem. Ne kete menyre veprimet e Shqiperise jane te paligjshme qofte nga ana proceduriale ne baze te ligjeve te brendshme shqiptare, qofte ne baze te ligjit nderkombetar. Per me teper duhet te sillet ndermend se, kur Zyra e Kontrollit te Aseteve te Huaja (OFAC) e Departamentit te Thesarit te Shteteve te Bashkuara kaloi tri jave ne maj 2002 ne Shqiperi duke kryer hetime te detajuara dhe teresore mbi aktivitetet e mia tregtare dhe te bamiresise, OFAC nuk mundi te gjeje asnje fakt per asnje mbeshtetje te aktiviteteve terroriste as nga vete une dhe as nga ndonje prej kompanite e mia ne Shqiperi.
Une jam informuar gjithashtu se paragrafet/faqet perkatese ne Regjistrin Shqiptar te Pronesise se Tokes (Regjistri i Kadastres) ne lidhje me pasurite e patundshme mbeten te pandryshuara ne ate se nuk ka asnje ndryshim ne paragrafet e regjistruar ne lidhje me pronat e mia. Duhet te konkludohet se nje gje e tille eshte keshtu sepse, pavaresisht hetimeve shume vjecare nga autoritetet shqiptare ato nuk kane qene ne gjendje qe te sjellin asnje akuze penale te bazuar kunder meje. Jo vetem qe veprimi i konfiskimit eshte ndermarre ne menyre te gabuar dhe te paligjshme nga Ministria e Financave (nderkohe qe ky veprim duhet te ishte bere nga gjykata), por ne menyre absolute nuk mund te kete asnje lloj justifikimi cfaredo qofte per vazhdimin e mbajtjes ngrire te aseteve te mia ne Shqiperi pas dhjetorit 2004 kur ceshtja penale kunder meje eshte pushuar. As nuk mund te kete ndonje justifikim te besueshem per urdhrin e nentorit 2006, i cili edhe nje here tjeter ndodhi pasi autoritetet shqiptare kishin arritur ne perfundimin se nuk kishte asnje baze per te vazhduar ndonje ceshtje penale kunder meje. Prapeseprape, pavaresisht nga kjo asetet e mia akoma jane nen kontrollin e administrates se Shtetit Shqiptar.
Per sa me perket mua, ne menyre absolute nuk ka asnje baze te vertete cfaredo qofte per asnje akuze per pastrim parash apo financim te terrorizmit qofte kunder meje, qofte kunder Hamza Aby Rayyanit.
Per te gjitha keto, une u kerkoj me respektin tim te thelle autoriteteve shqiptare qe ta deklarojne Hamza Abu Rayyanin te pafajshem per te gjitha akuzat qe i drejtohen atij.
Sa per veten time, une jam viktime e nje padrejtesie flagrante dhe te vazhdueshme dhe une u bej thirrje autoriteteve ne Shqiperi qe menjehere te lirojne pronat e mia dhe ato te kompanive te mia.
Nenshkruar: Yassin A.A. Kadi 24 korrik 2009 Xheddah, Arabia Saudite