E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshohet buxheti, skema e sigurimit suplementar

Qeveria ka miratuar dje disa ndryshime ne ligjin per buxhetin e shtetit per vitin 2009. Ai ndryshon, duke sjelle dhe alokimin e fondeve, por dhe duke i perdorur ato ne menyre efikase per periudhen qe ka mbetur deri ne fund te vitit. Buxheti i shtetit perbehet nga fondi i konsoliduar, buxheti i sigurimeve shoqerore dhe buxheti i sigurimeve shendetesore. Keshtu, paga minimale, per efekt te pageses se kontributit te sigurimeve, shoqerore dhe shendetesore, percaktohet nga Keshilli i Ministrave dhe ndryshon sa here qe rriten pagat dhe pensionet. Keshilli i Ministrave ka te drejte te percaktoje nje kontribut te vecante minimal per personat e vetepunesuar ne bujqesi dhe per kategori te vecanta te personave te vetepunesuar. Diferenca ndermjet kontributeve te vecanta me kontributin minimal mbulohet nga subvencionet e buxhetit te shtetit, por brenda kufirit te transfertave, te percaktuara ne kete ligj. Per vitin 2009, teprica e te ardhurave, sipas degeve te sigurimit shoqeror, perdoret per mbulimin e deficitit te deges se pensioneve. Nderkohe qe kufiri i financimit te deficitit te buxhetit te shtetit eshte 74 790 milione leke, prej te cilit 27 793 milione leke financohen nga te ardhurat nga privatizimi. Ne rast mosrealizimi te te ardhurave te buxhetit dhe te te ardhurave nga privatizimi, huamarrja per financimin e deficitit, te brendshem dhe te huaj, prej 53 667 milione lekesh, nuk ndryshon. Keshilli i Ministrave merr masa per kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve. Nderkohe qe parate e privatizimeve shkojne gjysme per gjysme per investime dhe borxhin e jashtem. Nga ana tjeter jane percaktuar dhe shpenzimet.

Buxheti dhe skema e sigurimit

Buxheti per vitin 2009 eshte:

Te ardhurat 327 117 milione leke;

Shpenzimet 401 907 milione leke;

Deficiti 74 790 milione leke.

Buxheti i shtetit, per vitin 2009, eshte:

• Te ardhurat 253 804 milione leke;

• Shpenzimet 328 594 milione leke;

• Deficiti 74 790 milione leke

Buxheti i sigurimeve shoqerore, per vitin 2009, eshte:

1. Skema e sigurimit te detyrueshem shoqeror:

Te ardhurat, gjithsej 67 109 milione leke.

Nga te cilat:

- Kontributet 48 332 milione leke

- Transferimet nga buxheti i shtetit 18 777 milione leke.

• Shpenzimet 67 109 milione leke.

2. Skema e sigurimit suplementar

• Te ardhurat, gjithsej 4 546 milione leke;

Nga te cilat:

- Kontributet 190 milione leke;

- Transferimet nga buxheti i shtetit 4 356 milione leke.

• Shpenzimet 4 546 milione leke.".

Te ardhurat e fondit te konsoliduar

- Grantet 6 313 milione leke

- Te ardhurat tatimore 295 982 milione leke

- Te ardhurat jotatimore 24 822 milione leke

- Te ardhurat e buxhetit vendor 18 412 milione leke

Shpenzimet e buxhetit te shtetit

- Shpenzimet korrente 212 117 milione leke;

- Shpenzimet kapitale 102 556 milione leke;

- Fondi rezerve 2 600 milione leke;

- Fondi i kontingjences per politika pagash

dhe pensionesh 7 700 milione leke;

- Fondi i kontigjences 3 621 milione leke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›