Kompozitorët shqiptarëkoncert homazh përviktimat e cunamit në Japoni
TIRANË- Një koncert homazh, në nderim të viktimave të cunamit në Japoni, u shfaq mbrëmjen e sotme në Universitetin e Arteve me vepra të kompozitorëve Aleksandër Peçi, Kozma Lara, Ajet Çekiçi dhe Endri Sina.
Koncerti për piano kontemporane "Cycloniana" u interpretua nga pianisti shqiptar me aktivitet artistik në Gjermani, Desar Sulejmani, i cili çeli mbrëmjen me pjesën Ostinato variacionale të kompozitorit Çekiçi.
Kompozitori Aleksandër Peçi u shpreh se koncerti me një tematikë drithëruese është një homazh për mijra jetë njerëzore të humbura në Japoni.
"Cycloniana është raporti i njeriut me klimën, ambientin, planetin, të sotmen, të ardhmen e tij dhe që e bëjnë artistin me gjuhën magjike të artit të sensibilizojë njerëzit", tha Peçi.
Pianisti Sulejmani intepretoi gjatë mbrëmjes sonatën për piano të kompozitorit Lara si dhe premierën e veprës muzikore të kompozitorit Sina "Triste".
Tragjedia që ndodhi në Japoni, ishte dhe shtysa që kompozitori i njohur Aleksandër Peçi të ndërmerrte organizimin e këtij koncerti me muzikë klasike, i cili ka trishtimin brënda.
(m.a/ata/BalkanWeb)