E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Kafka te Cellan ABC e perkthimit letrar

Sot ne Akademine e Arteve prezantohet libri Perralle dimri ABC e perkthimit letrar pergatitur nga Ardian Klosi. Kjo veper eshte fryt i nje pune disavjecare qe ka bere Shoqata kulturore gjermano-shqiptare Robert Schwartz per perkthimin e letersise se gjuhes gjermane dhe pergatitjen e perkthyesve te rinj permes punetorish letrare seminaresh konkursesh.


Libri botim dygjuhesh shqip-gjermanisht i pajisur me nje numer ilustrimesh eshte konceptuar si nje manual praktik i orientuar pas parashtrimesh teorike njekohesisht nje mozaik copezash te letersie te madhe nga Kafka te Kaschnitzi nga Heinrich Heine te Gottfried Benn e Paul Cellan.

Kjo pjese e pare i kushtohet perkthimit te prozes dhe poezise pjesa e dyte qe do te dale se afermi do te perqendrohet te perkthimi i veprave skenike. Artikujt studimore jane nga Wilfried Fiedler Susan Bassnett Ardian Klosi Edvin Cami Jrgen Roehling. Shembujt qe sillen jane shqiperime te Lasgush Poradecit Robert Schwartzit etj. ose dhe punime studentesh te gjermanishtes.

Mbremja e sotme do te shoqerohet nga disa prej kengeve te ciklit Udhetim dimri te kompozitorit Franc Shubert mbi poezi te Vilhelm Mylerit interpretuar nga sopranoja Vikena Kamenica dhe pianistja Merita Rexha te cilat u shfaqen me sukses ne Tirane janarin e shkuar.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›