Kompozitori shqiptar Aleksander Lalo me nje koncert te ri simfonik

Kompozitori i mirenjohur shqiptar Aleksander Lalo eshte duke krijuar ne Tirane pjese per nje koncert te ri simfonik. Ai punon cdo dite me pasion per te krijuar dhe persosur skicat e tij simfonike. Programi qe pritet te luhet nga orkestra simfonike e radiotelevizionit publik permban 7 skica simfonike per rivieren shqiptare kushtuar fshatrave dhe natyres andej nga Llogaraja deri ne Sarande. Ne program ai ka futur nje suite me motive shkodrane kater pjese me motive lumjane pjese per big bendin shqiptar dhe disa melodi filmi per trompe dhe orkester.
Me kujtohet nje shprehje qe na ka thene profesori yne esk Zadeja kur ishim studente Kur e ndjeni veten bosh dhe nuk gjeni se cfare te thoni dicka te re ne art atehere ktheni koken prapa dhe shikoni folklorin. Vertet ne kemi nje folklor te shkelqyer si gjithe kombet e tjera. Nuk eshte fjala se une e kam ndjere veten bosh keto 20 vjet pork am dashur te kerkoj pika referimi andej ketej dhe e vetmja pike ku mund te bazohesha tamam dhe qe e ndjeja veten komod ishte folklori - thote artisti.
Pjeset e ketij koncerti jane pothuaj te gjithe me dedikim. Kompozitori ia kushton Dasma Shkodrane muzikantit Gasper urcia nje pjese tjeter ia kushton muzikantit Nazmi Lishi dhe me tej veprat u kushtohen famijes dhe prinderve te tij. Zoti Lalo thote se gjate kompozimit te ketyre pjeseve simfonike eshte mbeshtetur fuqishem tek folklori shqiptar.
Sipas mendimit tim vlera kombetare ne muzike nuk eshte thjesht mbeshtetja tek folklori. Nese nje autor nje muzikant nje shkrimtar nje piktor eshte i vecante dhe i paperseritshem ai eshte vetvetiu kombetar. Nese nuk eshte i perseritshem ne llojin e vet nese nuk degjohen tinguj te tjere si keto qe ben ky autor atehere vetvetiu kjo veper eshte kombetare per aresye se vete personi i takon nje kombi te caktuar - thote ai.
Aleksander Lalo njihet se ka zbuluar dhe mbeshtetur dhjetera artiste te rinj te talentuar. Tani edhe ata jane bere te njohur dhe perfaqesues te muzikes shqiptare njelloj si profesori i tyre.
Une nuk jam nihilist qe te hedh poshte brezin e ri. Te rinjte jane nje brez qe kane shume informacion dhe dine shume gjera qe ndoshta brezi jone nuk i di. Neve dime ca gjera qe keta nuk i dine. E mira eshte qe neve duhet te shkojme ne nje te mesme qe te marrim e te japim nga te dy palet. Nga ne se paku ata mund te marrin pervojen praktike sepse ne kemi patur nje fat te madh qe veprat i shkruanim dhe menjehere ato luheshin ne skene. Ne pergjithesi gjithe vepra jone eshte luajtur ndaj kemi shume pervoje ne orkestrime dhe organizime - thote artisti i njohur.
Kompozitori i shkruan partiturat e reja me laps plumbi dhe duke fshire notat me gome para nje piano akustike konduktore. Ai po i hedh ne sistem digjital veprat muzikore te gjithe jetes se tij dhe thote se ka ikur koha e kopjimit te partiturave me dore. Zoti Lalo thote se tani kane dale kompjutera dhe programe digjitale ku jane futur shume te rinj por tingulli dhe frymezimi origjinal nuk kane te bejne me teknologjine prandaj i keshillon autoret e rinj te krijojne me deshire e pasion dhe jo me sforcot e mbijeteses.
Nje pjese e artisteve te rinj e te talentuar qe ka Shqiperia jetojne me kete pune. Ndonjerit prej tyre i kam thene 99 per qind pune muzikore bejeni per te mbijetuar por ama nje krijim bejeni per qejf qe te tregoni kush jeni te nxirrni vlerat tuaja. Sepse ata kane energji me te medha se sa ato pune qe po shohim qe bejne te cilat shpesh jane rutinore ndoshta - thote ai.
Aleksander Lalo eshte nje nga kompozitoret me te mire dhe me prodhimtare te Shqiperise. Ai ka krijuar 44 melodi filmash artistike te luajtura nga orkestra simfonike pjese muzike holli e vodevile pjese per banda dhe oktete dhe mbi 800 kenge te muzikes se lehte nderkohe qe ka drejtuar festivale dhe qindra koncerteve muzikore ne kryeqytet ne Kukes dhe ne te gjithe Shqiperine.