Kosove Nje muaj qe nga bllokimi i importit te mallrave nga Serbia

Nje muaj me pare me 20 korrik qeveria e Kosoves vendosi te ndaloje importimin e mallrave nga Serbia si nje kunderpergjigje ndaj ndalimit qe ajo u kishte bere mallrave nga Kosova pas shpalljes se pavaresise se kesaj te fundit.
Vendimi pasoi anulimin e raundit te gjashte te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise ku ishte planifikuar te debatohej ceshtja e vulave doganore te Kosoves qe nuk njihen nga Serbia.
Pak muaj pas shpalljes se pavaresise se Kosoves Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vendosen te mos lejojne eksportimin e mallrave te Kosoves pavaresisht marreveshjes per tregti te lire ne vendet e Evropes qendrore te njohur si CEFTA.
Nje muaj pas vendimit te qeverise se Kosoves ekspertet e ekonomise thone se vendimi eshte arsyetuar teresisht. Kryetari i Odes ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu ne nje bisede per Zerin e Amerikes tha se masat e ndersjella tashme po i japin frytet e tyre.
Kjo po manifestohet cdo dite e me teper cofte ne aspektin politik apo ekonomik por mbi te gjitha ne psikologjine e konsumatorit dhe biznesmenit kosovar. shte nje rritje enorme e konsumimit te prodhimeve vendore eshte nje shtim enorm i punesimit qe ka qene nje nder problemet me te medha dhe mbi te gjitha eshte krijuar nje opinion i ri qe Kosova mund te jetoj ne aspektin ekonomik edhe pa Serbine po ashtu edhe nga aspekti politik tha ai.
Zoti Gerxhaliu thote se ndalimi i importeve nga Serbia nuk ka krijuar boshllek ne tregun e Kosoves. Shtetet e rajonit jane vene ne perpjekje per te fituar tregun dhe per te zevendesuar importet nga Serbia qe ne vitin 2010 kishin arritur ne rreth 320 milion euro.
Vendet kyce qe e kane bere zevendesimin jane vendet evropiane. shte ne rend te pare Shqiperia Maqedonia Bullgaria dhe Turqia por edhe vendet tjera qe vertet e kane gjetur kete boshllek qe te plasojne prodhimet e veta dhe ne qofte se kishte per tu bere nje analize e asaj se kush humb atehere me siguri ekonomia serbe do te jete ajo e cila ka pesuar me se shumti. Duhet te kuptohet edhe nje qasje psikologjike e konsumatorit kur nje treg humbet njehere eshte shume veshtire te kthehet dhe jam i mendimit se me keto procese politike dhe me kete doze te radikalizmit serb ndaj Kosoves atehere ekonomia serbe me te vertete ka humbur ne kete drejtim dhe do te jete shume e veshtire qe te kthehet tha zoti Gerxhaliu.
Ne mesin e vendeve qe kane pare nje mundesi per te rritur eksportet e mallrave ne Kosove eshte edhe Kroacia. Diskutimi i ketyre mundesive pritet te jete pjese e vizites qe javen e ardhshme pritet te zhvilloje ne Kosove kryeministrja kroate Jadranka Kosor vizite kjo e cila nuk po shihet me sy te mire nga Serbia e cila e ka denuar veprimin e autoriteteve te Prishtines.
Ndalimi i importeve nxiti shqetesime per mundesine e shtimit te kontrabandes se mallrave serbe. Zoti Gerxhaliu thote se kjo ceshtja varet shume nga vullneti politik.
Une e kam thene ne te kaluaren dhe po e perseris se kontrabanda ne Kosove do te ndalohet nje qind per qind atehere kur grupe te caktuara politike ne Kosove do ta minimizojne deshiren per te perfituar nga kontrabanda. Per kontrabande per dashuri per lufte gjithmone duhet te jene dy pale. Me siguri se cdo kontrabandiste ne kete drejtim e ka nje mbeshtetje nga qarqe te caktuara politike dhe fati i tyre eshte ne duart e qarqeve te caktuara politike sa jane te gatshem qe ta sakrifikojne interesin e tyre tha zoti Gerxhaliu.
Me 25 korrik pak dite pas ndalimit te importeve nga Serbia qeveria e Kosoves filloi nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe ne funksion te zbatimit te ketij vendimi.
Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri. Dhuna beri qe kontrollin ne vendkalimet kufitare ne veri ta marrin persiper forcat e NATO-s te cilat i shpallen ato vendkalime si zona te kufizuara ushtarake. Kjo situate pritet te zgjase deri nga mesi i muajit shtator kur mund te priten edhe rezultatet e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.