Elbasan, 7 vatra zjarri, djegin sipërfaqe me ullishte
ELBASAN- Te paktën 7 vatra zjarri janë aktivizuar sot në gjithë qarkun e Elbasanit duke shkaktuar dëme të mëdha sidomos në plantacionet me ullinj në Elbasan dhe Peqin.Burime nga shërbimi i stacionit të zjarrfikesve në Elbasan bënë të ditur se gjatë pasdites së sotme, (e shtunë), në kurorën e gjelbër të këtij qyteti është shfaqur një vatër e fuqishme zjarri e cila ka dëmtuar nja sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj ku të paktën 30 rrënjë janë shkrumbuar dhe majft te tjera janë djegur pjesërish.Vetëm ndërhyrja e shpejtë e mjeteve zjarrfikëse ka minimizuar dëmet e këtij zjarri, i cili ka marrë përmasa të mëdha i ndihmuar edhe nga moti i nxehtë dhe era e fortë. Një vatër tjetër zjarri ne ullishten e Elbasanit është shfaqur pranë lagjes "Vullnetari”, por dëmet kanë qenë më të vogla.
Edhe në dy fshatra në komunat Shezë dhe Përparim në rrethin e Peqinit si pasojë e aktivizimit të vatrave të fuqishme të zjarrit gjatë pasdites së sotme janë djegur rreth 5 dynym me ullinj. Po gjatë orëve të pasdites së kësaj fundjave në prefekturën e Gramshit janë shfaqur tri vatra zjarri në masivet pyjore të komunave malore, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderushme. Nga fillimi i kësaj vere në qarkun e Elbasanit janë evidentuar më shumë se 160 vatra zjarri të përmasave të ndryshme.
(s.g/NEWS24/balkanWeb) Lidhje te tjera Shkodër, zjarr në pjesën e pishave në malin e Taraboshit