Shkodër, zjarr në pjesën e pishave në malin e Taraboshit
SHKODER- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasdreken e së shtunës në afërsi të varrëzave tëfshatit Shirokë të Shkodrës, në majën e malit të Taraboshit.
Si shkak i dendësisë së pyllit me shkurre dhe pisha, është shumë i vështirë depërtimi i forcave zjarrfikëse për të bërë ndërhyrjen e nevojshme.
Sipas inspektorëve pyjorë sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 50 hektarë pisha. Në vendngjarje shkuan automjete zjarrfikëse, forca të rendit të mbështetur dhe nga banorë të zonës. Zjarri i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të pyllit por pa shkaktuar probleme për varrezat e fshatit, as banesat nuk u rrezikuan. Zjarrëfikësit po punojnë për të bërë të mundur lokalizimin e tij.
(s.g/balkanWeb)