Kompozojnë Qeverinë e Re
Përfaqësues të subjekteve politike në Prizren kanë bërë të ditur se bisedimet ndërmjet partnerëve të koalicionit fitues për ndarjen e pushtetit në këtë qytet, kanë hyrë në fazën finale.
Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) dhe Partia e Drejtësisë (PD) i kanë publikuar edhe emrat e kandidatëve të tyre të nominuar për drejtorë në ekzekutivin lokal.
“KDTP’ja në ekzekutivin komunal do të përfaqësohet me nënkryetarin nga radhët e komuniteteve dhe dy drejtorë. Kryesia e Degës ka marrë vendim që për Drejtor të Ekonomisë dhe Financave të nominohet Mehmet Bytyq dhe për Drejtor të Emergjencave dhe Mbrojtjes, Sencar Karamuqo”, ka thënë Kryetari i Degës së KDTP’së, Orhan Lopar.
Ndërsa, Kryetari i Degës së PD’së, Munir Basha, ka bërë të ditur se në bazë të marrëveshjes paraelektorale, ky subjekt do të drejtojë dy drejtori në qeverinë komunale të Prizrenit.
“Kryesia ka votuar me unanimitet dhe ka vendosur që Azam Dida të nominohet për Drejtor të Shëndetësisë, derisa Shend Kabashi për Drejtor të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit”, ka deklaruar Basha.
Nijazi Kryeziu nga PDK’ja ka shpjeguar se ky subjekt politik është duke i zhvilluar diskutimet rreth formalizimeve të fundit me partnerët e koalicionit.
Javë më parë, Kryetari i Degës së PDK’së, Zafir Berisha pati thënë se ndarja e posteve drejtuese në ekzekutivin e ardhshëm komunal të Prizrenit do të ketë shpërndarje të barabartë.