Komsioni Europian publikon sot progres raportin për Ballkanin
Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olly Rehn do të paraqes në Bruksel raportin vjetor të këtij organizmi për përparimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në procesin e përpjekjeve të rajonit për t'u integruar në Bashkimin Evropian.
Mësohet se raporti do të konfirmojë vendosmërinë e BE-së që të gjitha vendet të anëtarësohen në familjen europiane sapo të përmbushin kushtet e përcaktuara. Komisioni konstaton se rajoni ka shkallë të ndryshme të zbatimit të reformave politike e ekonomike.
Në Tiranë,opozita dhe opozita pritet t'i lexojnë, sipas traditës, krejt ndryshe njëra-tjetrës përfundimet e kësaj analize të Komisionit Evropian.
Ndërkaq, Maqedonia pret që Raporti i KE-së për të të jetë pozitiv. Media paralajmëron se me të do të rekomandohet data për fillimin e negociatave përfundimtare për anëtarësim të vendit në BE.
Në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi, pavarësisht njoftimeve të medias se dokumenti i Komisionit Evropian ka kritika serioze në adresë të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së korrupsionit, ka deklaruar të martën se raporti është lajm i mirë për Kosovën, kurse për vërejtjet ka thënë se ato janë shqetësim edhe i qeverisë së tij. /BBC/