Komuna Bushat, asnjë masë patrimi për kanalet vaditese
Në komunën e Bushatit sipas banoreve dhe përfaqësuesve të kësaj komune, Bordi i Kullimit ne Shkoder nuk ka bërë asgjë për pastrimin e kanaleve vaditëse ne këtë zonë.
Tashmë që ndodhemi ne periudhen e vaditjes situata në këtë zonë paraqitet mjaft problematike, pasi mospastrimi i ketyre kanaleve do të ndikojë negativisht tek prodhimet bujqësore, ndërsa dëmi do të jetë shume i madh sipas banoreve të kësaj zone.
Ndërkohe duke parë këtë situatë komuna e Bushatit ka kërkuar kalimin në pronësi të saj të kanaleve te para dhe të dyta vaditëse, kërkesë kjo e miratuar nga Këshilli i Ministrave, megjithate sipas përfaqësuesve të kësaj komune Bordi i Kullimit është duke zvarritur përsëri procedurat, duke ndikuar negativisht ne zhvillimin bujqësor të kësaj zone.